Në fokus

January 4, 2018 | 9:31

Nga Besarta Taçi: Si të kuptojmë se po përjetojmë një lëkundje të humorit e shoqëruar me trishtim, pas festave të Vitit të Ri?

Ku do mund të kuptojmë nëse po përjetojmë një lëkundje të humorit e shoqëruar me trishtim, pas festave të Vitit të Ri?

1

SINDROMA AFEKTIVE STINORE edhe më e fortë pas pushimeve të Vitit të Ri

besartaShpeshherë i urojmë të tjerëve “Gëzuar Vitin e Ri!”, duke shpresuar të jetë më i mirë se ai i kaluari e në disa raste i urojmë vetes sonë ndryshime të mëdha, duke harruar që asgjë nuk ndryshon formë nëse ne nuk ndryshojmë pikëpamjen e eventeve dhe situatave që na rrethojnë. Shpresa se nga data 1 janar gjërat mund të ndryshojnë i përket një doze rëndësie që i japim të tjerëve, në momentin që ia kemi dorëzuar qoftë edhe 1% pushtet të tjerëve, atë 1% fuqi ia kemi hequr vetes sonë. Pikërisht kjo fazë e vitit (duke e filluar nga java pas vitit të ri deri në javën e parafundit të janarit) sjell me vete edhe një moment tjetër, i ashtuquajturi Blue Monday që këtë vit i bie me datë 15, pra një lloj depresioni stinor i bashkuar me trishtimin pas festave. Në këtë periudhë të vitit kërkesat për konsulenca psikologjike fillojnë e bëhen më të shpeshta, kohët e fundit më telefonojnë sidomos gra (single apo të martura) të cilat kanë perceptuar situatën e tyre ekzistenciale akoma më qartë gjatë festave.

Në të shumtat e rasteve, frenezia e festave sjell në siperfaqe konflikte të brendshme apo me të tjerët (zakonisht bashkëshortin apo vjehrrën) që mblidhen gjatë gjithë vitit, ndonjëherë vendimet më të rendësishme merren ose para festave ose gjatë festave (si për shembull ndarjet dhe divorcet), nga ana tjetër, personat të cilët vuajnë nga një sëmundje psikike festat i përjetojnë me një dozë më të lartë ankthi dhe depresioni.

Zakonisht toni i humorit gjatë vjeshtës dhe dimrit fillon e ndryshon, por tek individët që kanë një vulnerabilitet (vuajnë nga një gjendje psikologjike e rëndomtë, ose sapo kanë kaluar një sëmundje, vdekje apo një situatë të papritur) mund të flasim për Depresion Stinor.

Shkencëtarët janë të gjithë dakord për ndikimin pozitiv në mënyrë direkte të rrezeve të diellit në trurin tonë, duke rregulluar ciklin gjumë-zgjim dhe sidomos prodhimin e vitaminës D3, e rëndësishme për mineralizimin e kockave. Kur rrezet e diellit fillojnë e humbin fuqinë, zvogëlohen orët e dritës diellore dhe në vend të tyre vijnë shirat, grija dhe retë, ndikimi në nivelet e neurotrazmetitorëve është direkte, serotonina dhe dopamina (hormonet e mirëqenies humorale) ndryshojnë bioritmin trupor, dhe ja që ndjehemi shpeshherë të lodhur, pa fuqi dhe kemi më shumë nevojë për të fjetur. Fillojmë e flasim për sindromën afektive stinore (e zbuluar në vitet ’80) kur përtej, pafuqisë, lodhjes dhe gjumit të gjatë, shfaqet edhe një gjendje e përzgjatur trishtimi me një lëkundje të rëndësishme humorale.

Është një fenomen më shumë i përhapur se ç’mendojmë, zakonisht më paraqiten gra nga mosha 20 deri në 40-vjeçare, të cilat më tregojnë që kanë vënë re që në periudhën vjeshtë- dimër, ndjesitë që përjetojnë janë po të njëjta: ankth, lodhje, dhimbje koke, nervozizëm i tepërt, ndryshim i gjumit dhe ushqimit, dhe që këto simptoma fillojnë e ulen nga muaji i marsit-prillit.

Duhet të bëjmë kujdes mos të ngatarrojmë Çrregullimin e Humorit Depresiv nga Sindroma Depresive Stinore, e cila është një situatë e përkohshme (edhe se paraqitet shumë më shpesh tek personat që kanë një dobësi humorale në zhvillim), në rastin e parë unë udhëzoj gjithmonë këshillimin e një psikologu për një suport kostant.

Ekzistojnë gjithsesi disa mënyra natyrale, të cilat mund të na ndihmojnë të tejkalojmë këtë situatë, duke e filluar pikërisht nga natyra.

1- Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër, momenti ideal do të ishte pas dreke në orët qendrore të ditës, ku rrezet e diellit kanë akoma fuqinë të ndikojnë në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës;

2- Do të ishte shumë më e këndshme nëse ecjen në natyrë në ajër të pastër ta ndanit me një mik, partner apo person i cili e pëlqen natyrën;

3- Mos lini pas dore ushqimin e shëndetshëm, sidomos frutat e stinës dhe zarzavatet, mos kurseni përdormin e Omega3 (peshku mundëson ushqimin e celulave nervore). Evitoni embëlsirat, të cilat rrisin nivelin e insulinës dhe ulin nivelin e glicemisë që ndërhyn në mënyrë direkte tek toni i humorit;

4- Konsumoni çokollatën fondente (me përqindje të lart kakao dhe me përqindje shumë të ulët sheqeri), kjo mund të konsiderohet embëlsira e këshillueshme, sepse sjell triptofano, pararendës i serotoninës;

5- Mundohuni të perdorni çaj, tisana apo barna (fitoterapia) të cilat nuk kanë efekte anësore tek organizmi, por rregullojnë ritmin e gjumit-zgjimit;

6- Magnezi kundërshton hiperaktivitetin dhe gjendjet e ankthit, një dozë e ulët magnezi është e këshillueshme në këto raste, atë mund ta gjeni në: frutat e thata, bananet, drithërat dhe çokollata;

Mos harrojmë praninë e personave që na rrethojnë!

Nëse me ushqimin, këshillat e lartshkruara dhe personat e duhur afër jush, simptomat nuk përmirsohen, atëherë ju këshilloj gjithsesi konsultën me një psikologe, në mënyrë që së bashku mund të kuptoni arsyet e situatës së rëndomt psiko-fizike që po kaloni dhe me ndihmën e specialistes mund të vendosni nëse është e arsyeshme një terapi psikologjike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top