Gjuha e trupit mund të lexohet lehtë dhe interpretohet. Ndiqni secilën nga shenjat më poshtë. Një listë reference e shenjave se personi para jush nuk po ju thotë të vërtetën:
1.Gjeste asimetrike
Për shembull, në qoftë se flet me ju dhe bën gjeste me dorë, duke treguar në një drejtim tjetër. Kjo asimetri gjesti ndodh kur dikush thotë dhe mendon gjë tjetër.
2.Përgjigjet shumë shpejt
Në qoftë se do të përgjigjet shumë shpejt, tregon se e kishte përgatitur atë përgjigje dhe nuk ka gjasa të jetë e vërtetë.
3.Përgjigjet shumë ngadalë
Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se ju hezitoni u jep kohë për të improvizuar!
4.Ai shpesh mbulon gojën e tij, ose veshin me dorë
Kjo është një lloj vetëmbrojtje, që zakonisht ndodh në mënyrë spontane.
5.Shmangia
Nëse ju pyesni për shembull: ku ishit? Dhe ai përgjigjet: “Unë nuk kam bërë asgjë të keqe”.
6.Ndryshim në tonin e zërit ose shpejtësinë
Zakonisht këto shenja janë universale, por duhet të interpretohen me kujdes!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.