Në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme, ju keni predispozitë për të manifestuar akne (puçrrat) në lëkurë, pikat e zeza dhe të bardha (comedonet). Me siguri lëkura juaj duket me shumë shkëlqim dhe e trashë. Ashtu si çdo lloj tipi lëkure, edhe lëkura e yndyrshme kërkon kujdes të veçantë për të ulur shfaqjen e manifestimeve të pakëndshme.
Disa këshilla që duhet të merren parasysh
• Lajeni fytyrën jo më shumë se dy herë në ditë: në mëngjes dhe përpara se të flini. Larja e shpeshtë tenton të heqëhidratimin natyral të lëkurës, procedurë e cila shton më tepër prodhimin e yndyrës. Hera e vetme që ju mund ta lani lëkurën më shpesh se dy herë, është atëherë kur ju djersiteni, apo pas një aktiviteti fizik.
• Përdorni pastrues jo agresiv, jo tepër irritues. Në qoftë se ju nevojitet diçka më e fortë, mund të përdorni produkte që kanë në përbërje të tyre disa agjentë që luftojnë aknen si: benzoyl peroxide, acid salicilik dhe glikolik. Këto produkte veprojnë mirë për lëkurat e yndyrshme.
• Në qoftë se jeni duke eksperimentuar me produkte të ndryshme për larjen e fytyrës, është mirë që të mbani një ditar shënimesh, ku të shkruani si ka reaguar lëkura juaj ndaj tyre pas disa javësh përdorimi. Kështu ju do të dini se cilin produkt të eliminoni apo të përzgjidhni për larjen e fytyrës suaj.
• Mos bëni “scrub” agresiv dhe të shpeshtë për lëkurën tuaj, pasi kjo mund të stimulojë prodhimin e yndyrës.
• Në qoftë se përdorni tonik, bëni kujdes ta përdorni vetëm në zonat që janë të yndyrshme, si balli dhe zona e hundës. Në rast se e përdorni tonikun në zona jo të yndyrshme, ai do të krijojë mbitharje
të lëkurës.
• Në qoftë se lëkura juaj yndyroset gjatë ditës, përdorni peceta përthithëse
të yndyrës, ku disa prej të cilave mund të përmbajnë substanca që trajtojnë yndyrën e tepërt. Këto produkte janë shumë komode
për t’u marrë kudo me vete.
• Mos harroni hidratimin e lëkurës së yndyrshme, e cila është pjesë e
rëndësishme e kujdesit ditor ndaj lëkurës. E rëndësishme është të zgjidhni
produkte hidratuese me bazë ujore ose “oil-free” (pa vaj) dhe jo komedogjene. Qëndroni larg produkteve kremoze dhe hidratuesëve shumë të rëndë.
• Kur zgjidhni fondotintën dhe makeup, zgjidheni ato në formë xheli, të
lëngshme ose me bazë pudre. Në qoftë se përdorni make-up të lëngshëm, sigurohuni të jetë me përmbajtje më të madhe uji, jo vajor. Make-up, që ka të specifikuar në ambalazhin përkatës “non comedogenic”, përmban përbërës që nuk rrezikojnë të bllokojnë poret tuaja.
• Bëni eksfoliacion të lëkurës një herë në javë për të larguar qelizat e vdekura, yndyrën dhe papastërtitë nga lëkura juaj.
• Nuk ka rëndësi se sa ju tundon shtrydhja dhe ngacmimi i puçrrave, mos
i prekni ato, pasi kjo mund të shkaktojë njolla dhe shenja të pariparueshme në lëkurë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.