Në fokus

June 23, 2017 | 11:21

Si të lexoni me zë të lartë për fëmijët

18tip-superjumbo

“Flisni me një fëmijë siç flisni me një mik”, thotë Jim Dale, 81 vjeç, aktor dhe fitues  i çmimit Grammy, për shumë libra për fëmijë përfshirë “Peter Pan”, “Rreth botës në 80 ditë” serinë e Harry Potter. Nëse një pasazh përmban një fjalë të ndërlikuar ose të vjetra, inkurajoni dëgjuesin tuaj të përthithë kuptimin etyre. Lejoje të bëjë pyetje dhe tangente. “Një histori që duhet të zgjasë vetëm pesë minuta mund të marrë një orë, e cila është e mrekullueshme”, thotë Dale. Studiuesit i quajnë këto ndërprerje në ndërprerje që fëmija bën gjatë leximit “Non immediate talk” dhe i konsiderojnë  të rëndësishme për zhvillimin gjuhësor të fëmijës. Mendoni për ndërveprimin midis lexuesit dhe dëgjuesit si një bashkëpunim më shumë se një transaksion me një drejtim.

Kur ka dialogje, bëni imitoni zërat. “Sa shpesh fëmija ka mundësi të dëgjojë nënën ose babanë duke përdorur zëra komikë apo të çuditshëm?”, thotë Dale, i cili krijoi 146 karaktere të dallueshme gjatë regjistrimit të audiolibrit të “Harry Potter dhe të Shenjtërve të Vdekur”. (“Ndonjëherë kthehesha në shtëpi gjatë natës dhe nuk e dija se kush ishte Jim Dale”.) Vini re çdo përshkrim fizik që tregon mënyrën e të folurit të një personazhi. Në librat me figurë, ky informacion mund të mblidhet nga ilustrimet. Hulumtimet e neuroimazherisë sugjerojnë se dialogu në një tregim aktivizon një pjesë të trurit të njohur si nyja temporo-parietal, një rajon kyç për atë që quhet teori e mendjes ose aftësinë për të kuptuar gjendjen mendore dhe emocionale të tjerëve.

Megjithatë, mos e teproni. “Gjëja më e çmuar që ka një lexues është zëri i tij”, thotë Dale. Ji i butë me zërin. Mos bërtisni apo rënkoni. Kujdesuni për atë si një instrument. Nëse jeni të shqetësuar, hani një lugë mjaltë. Kur goja e Daelës thahet ndërsa regjistron një histori, ai kafshon një mollë të gjelbër, dhe e përtyp. “Çdo fjalë duhet të jetë e qartë dhe e dallueshme,” thotë ai.

Zgjidhni libra të denjë. Para se të pranojë që të lexojë një libër, Dale mendohet nëse libri meriton përpjekje të konsiderueshme, ashtu siç bëri kur përzgjodhi për t’u lexuar librat fëmijëve të tij dhe tani për nipërit e mbesat. Ai preferon klasikët si “Një këngë Krishtlindjeje”. Zgjidh historitë e duhura për moshën, që të kenë një shkallë vështirësie për t’i bërë ballë recitimeve të përsëritura. (Natyrisht, një i mitur nuk do ta kuptojë Dickensian London.) “Kur ta lexoni për herë të dytë të tretë, të katërt do të shihni gjëratë bukura që nuk i kishit vënë re më parë,” thotë Dale.

https://www.nytimes.com/2017/06/16/magazine/how-to-read-aloud-to-children.html?rref=collection%2Fsectioncollection%2Fmagazine&action=click&contentCollection=magazine&region=stream&module=stream_unit&version=latest&contentPlacement=8&pgtype=sectionfront

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top