Këshilla & Arsye

February 28, 2017 | 9:01

Si të luftoni stresin?

Stresi mund të ndikojë në të gjitha aspektet e jetës suaj, duke përfshirë edhe emocionet, sjelljet, aftësinë e të menduarit dhe shëndetin fizik. Asnjë pjesë e trupit nuk është e mbrojtur.

1

Kryeni aktivitete fizike- Që nga ushtrimi i thjeshtë te palestra, shëtitjet e gjata, lëvizja brenda shtëpisë apo çdo lloj lëvizje tjetër është e mirë për të luftuar stresin. Nga dhjetë deri në tridhjetë minuta, aktiviteti fizik sjell efekte të dobishme, pasi çliron energjinë e tepërt.

Ruani miqësinë- Shokët dhe miqtë janë njerëzit më të mirë me të cilët mund të luftoni stresin. Duke folur për situatat që ju stresojnë apo duke marrë mendimet dhe ngushëllimet e shokëve, nivelet tuaja të stresit ulen ndjeshëm. Koha e kaluar me shoqërinë, ju argëton dhe ju largon mendjen nga ndodhitë e parëndësishme të jetës së përditshme.

Shmangni stresin e panevojshëm- Pavarësisht se mund t’ju duket se çdo gjë meriton vëmendjen tuaj, bëni mirë ta klasifikoni informacionin që duhet të merrni seriozisht dhe që mund të ndikojë  gjendjen tuaj shpirtërore. Për këtë arsye, shmangni stresin e panevojshëm dhe kuptoni se çfarë ka vërtet rëndësi.

Gjeni kohë për qetësi dhe argëtim- Jeta i ka pak nga të gjitha. Mos lejoni që dita juaj të mbushet vetëm me situata serioze dhe stresuese. Gjeni kohën për t’u argëtuar dhe për t’u relaksuar, sepse kjo do t’ju rrisë nivelet e hormoneve që prodhojnë ndjesi pozitive te ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top