Këshilla & Arsye

June 6, 2017 | 13:05

Si të mbani larg dështimin në 4 hapa

1

Përqendrimi

Për të pasur përqendrim të lartë ju duhet të jeni të qartë në idetë tuaja. Një ndër gjërat që duhet të kini kujdes është që të mos e mbingarkoni veten në atë nivel ku të mos jeni të aftë të përfundoni asnjë prej detyrave që ju janë caktuar, ashtu siç duhet dhe në kohën e duhur. Mbi të gjitha, duhet të komunikoni sa më qartë, në mënyrë të tillë që mesazhi juaj të përçohet ashtu siç doni.

Përgjegjshmëria

Të qenët i përgjegjshëm është një prej elementëve më të rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt suksesit.

Thjeshtësia

Thjeshtësi, thjeshtësi, thjeshtësi. Sa më thjesht t’i ndërtojmë gjërat aq më të lehtë do ta kemi për t’i zbatuar ato. Çelësi i suksesit ose sfida që duhet të keni me veten në këtë pikë është që gjithmonë të bëni kujdes të mos i ndërlikoni gjërat, sepse sa më të ndërlikuara të jenë, aq më të vështirë do ta keni jo vetëm për t’i realizuar, por do të jeni edhe pranë një dështimi të mundshëm.

Transparenca

Edhe transparenca është një prej faktorëve të rëndësishëm “për të mbajtur larg” dështimin. Në sajë të të dhënave analitike, shumë njerëz kanë filluar të kuptojnë se në cilin nivel qëndron biznesi i tyre, por ju duhet të tregoheni sa më transparentë dhe të kujdesshëm që këto të dhëna të jenë sa më të sakta.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top