Marrëdhënie

December 12, 2017 | 10:42

Si të mbështesni partnerin

Ndonjëherë, në brendësi të një çifti një nga të dy partnerët duhet të marrë vendime: dhe ja se si tjetri, duhet ta mbështesë në këto momente. Në një çift ka momente ndryshimi, momente ku njëri nga partnerët gjendet përballë nevojës për të marrë vendime. Janë të shumta arsyet që mund ta bëjnë një njeri që të bëjë zgjedhje. Dhe kur ky person jeton një realitet në çift, një lidhje dashurie, çdo vendim duhet të merret edhe me mbështetjen e partnerit. Ja se si ta jepni këtë mbështetje të rëndësishme.

1

1.Mos krijoni stres

Është thelbësore të mos krijoni situata stresi. Parneri duhet të ndryshojë punë dhe është duke analizuar të mirat dhe të këqijat e kësaj zgjedhjeje? Mirë, ju në asnjë mënyrë nuk duhet  të bëheni burim shqetësimi për të. Ta ndihmoni të qartësohet rreth së ardhmes së tij është thelbësore, por kjo duhet bërë në mënyrë konstruktive dhe në harmoni.

2. Pranoni momentet e heshtjes

Mos u mërzisni nëse partneri qëndron i heshtur. Kur një person duhet të reflektojë mbi ndryshimet e rëndësishme, në shumicën e rasteve ka tendencën të heshtë e të mendohet gjatë. Kjo heshtje duhet respektuar. Mos u ankoni se nuk ju kushton vëmendjen e duhur dhe mos debatoni me të; këto janë sjellje të natyrshme, kalimtare dhe shpesh thelbësore nëse i duhet të peshojë mirë një zgjedhje.

3. Mos vendosni për partnerin

Mos u tregoni posesivë, mos ia impononi asnjëherë idetë tuaja. Në brendësi të lidhjes, është e shëndetshme dhe normale përballja, të kërkoni ndihmën dhe këshillën e partnerit, por kjo ndihmë dhe këshillë duhet të jepet vetëm në rast se partneri e kërkon dhe në asnjë mënyrë e imponuar.

4. Jepni mbështetje dhe kurajë

Mbështetja dhe kuraja janë dy përbërës të tjerë thelbësorë për të ndihmuar partnerin në momente të vështira dhe të rëndësishme. Mbështetja që i jepni partnerit luan një rol me të vërtetë të rëndësishëm. Çifti jeton me stimuj dhe përballje të vazhdueshme, të cilat duhet të shndërrohen në një ndihmë të madhe, kur njëri nga partnerët përballet me situata të vështira dhe delikate. Duke i dhënë mbështetjen e duhur, partneri do të bëjë vetëm zgjedhjet e duhura dhe ky është një përfitim shumë i madh për marrëdhënien në çift.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top