Mirëqenie

December 16, 2016 | 8:45

Si të mbroheni nga pneumonia gjatë dimrit

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Dimri këtë vit më duket se e ka marrë seriozisht. Ndaj duhet të kemi kujdes nga pneumonitë, të ftohurat, diarrea, grykët, virozat.

Pneumonia është një sëmundje serioze respiratore që ndodh kur mikroorganizmat pushtuese ndikojnë në mushkëri, duke u shkaktuar mushkërive probleme të rënda. Pjesa e prekur e mushkërive dhe bronket humbin vetinë sfungjerore të natyrshme të tyre, forcohen dhe bëhen më pak funksionale. Në SHBA, pneumonia vret më shumë se 70.000 njerëz çdo vit. Zakonisht prek fëmijët nën një vjeç, si dhe moshat e treta, duhanpirësit, alkoolikët dhe njerëzit me diabet.

Dimri është periudha që godet më shpesh, por mund të ndodhë në çdo kohë të vitit. Kujdes, nëse pneumonia nuk trajtohet, ajo mund të jetë fatale!

Pneumonia mund të shfaqet në dy forma: bronkopneumoni dhe lobarpneumoni. Bronkopneumonia prek vetëm bronket e traktit të sipërm respirator, kurse pneumonia lobare mund të prekë të tërë mushkërinë.

2

Simptomat më të zakonshme të pneumonisë:

  • dhimbje gjoksi
  • dhimbje fyti
  • frymëmarrje e shpejtë dhe e cekët
  • dhimbje koke
  • ethe
  • kollë me mukozë ose me gjak
  •  djersitje

Për pneumoninë shkak mund të jenë infeksionet virale, infeksionet bakteriale si: pneumokoku, streptoloku, echeria coli, stafilokuku, proteus, pseudomonas dhe hemophilius, infeksionet fungale, sëmundjet autoimmune, si dhe sëmundje të tjera kronike të frymëmarrjes.

  • Nëse vuani nga pneumonia, duhet të kontrolloheni për alergjitë dhe intolerancën ushqimore, dhe më pas t’i shmangni ato ushqime ndaj të cilave jeni alergjikë apo intolerant.
  • Po kështu duhet të shmangni sheqernat si dhe produktet e sheqerit, konsumin e frutave të ëmbla, grurin dhe të gjithë nënproduktet e tij, pijet me gaz, pijet energjike, ushqimet e proçesuara dhe ato me konservantë, ushqimet që përmbajnë përbërës artificial, si aditivë, ngjyrosës dhe aromatizues.
  • Eliminoni konsumin e qumështit dhe të nënprodukteve të qumështit, sepse ato rrisin mukozën në trup.
  • Shmangni konsumin e kafesë dhe produktet që përmbajnë kafeinë.
  • Konsumoni sa më shumë ujë rreth 200-250ml çdo dy orë. Madje ujit mund t’i shtoni lëng të freskët limoni dhe pak piper të kuq.
  • Konsumoni lëngje perimesh organike të shtrydhura, të freskëta gjatë ditës.
  • Gjatë vakteve të drekës dhe të darkës këshillohet të konsumoni supëra.
  • Konsumoni sa më shumë lëngje të ngrohta.
  • Lëngjet e perimeve janë një shtesë e rëndësishme në dietë, dhe opsion shumë i mirë për sigurimin e mbështetjes shtesë ushqyese, veçanërisht gjatë sëmundjes. Përdorni karrota vetëm sa për të bërë lëngjet të ëmbëla që të jenë të pëlqyeshëm. Shto xhenxhefil ose hudhër në qoftë se dëshiron për një efekt të mrekullueshëm të ngrohjes. Lëngu organik i dardhës mund të jetë i dobishëm, në mënyrë që të lironi problemin e mushkërive. Gjatë vaktit të drekës, konsumoni ushqime të plota organike, sidomos perime organike të freskëta të papërpunuara, perime të ziera lehtë mbi avull dhe supa vegjetale, arra dhe fara, mish pule fushe dhe peshk të egër.
  • Hani sasi të vogla të frutash të freskëta të ëmbëla, kufizoni zgjedhjen tuaj te kumbullat dhe dardhat, manaferrat, dhe fruta të tjera ekzotike. Gjatë kësaj periudhe që jeni i sëmurë duhet të konsumoni sa më shumë hudhra, qepë, speca djegës, speca të kuq,pasi kanë ndikim shumë të fuqishëm shëndetësor tek mushkëritë dhe tek frymëmarrja. Vaji i ullirit duhet të jetë ekstra i virgjër. Po kështu këshillohet përdorimi i gjalpit dhe vajit të arrës së kokosit.
  • Ndihmë shumë të madhe në lirimin e bronkeve ka dhe thithja e avullit të vajrave esenciale të kamfurit, eukaliptit, livandos, limonit, pishës, ose pemës së çajit, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e frymëmarrjes dhe në luftën kundër infeksionit. Po kështu masazhimi i gjoksit me këto vajëra paralelisht me terapinë e avullit mund të jenë shumë të dobishme.
  • Provoni të aplikoni një kompresë të nxehtë me vaj mustarde në ball kur të keni ethe.
  • Një kurë shumë e mirë natyrale kundër pneumonisë është përzierja e pluhurit të lëngut të limonit me xhenxhefil të freskët dhe një majë luge mjaltë organik.
  • Po kështu konsumoni lëng karrote organike, spinaq dhe majdanoz, së bashku me dy rrënjë karafili dhe 3 thelpinj hudhër. Shto një majë luge kurmin dhe pini gjatë gjithë ditës rreth 500 ml.
  • Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Petalet e lulëkuqes, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Çaji pihet me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top