Shumë herë kemi folur për viktimistët patologjikë, pa u thelluar se si mund të mbroheni nga ata në mënyrë që të mos ju gëlltisin, sepse dihet, viktimistët janë vampirë emotivë të paparë. Ata që, kur i takoni, ju ngarkojnë me një ndjenjë lodhjeje, boshllëku dhe nëse përkushtohen sa duhet, janë në gjendje t’ju ndryshojnë negativisht humorin. Por kujdes, viktimisti patologjik mund të jetë një servil i rremë dhe për pasojë të rrënjosë te preja e tij një ndjenjë konfuzioni, që nuk i lejon ata të dallojnë menjëherë se ai është shkaku i vërtetë i parehatisë personale.
1.Hapi i parë që duhet të bëni është të kuptoni sjelljen e tyre dhe sidomos të dalloni efektet e pakëndshme që ka kjo sjellje në jetën tuaj.
2.Padyshim, një armë kundër viktimistëve, është përkujdesi i vazhdueshëm i juaji për të pasur vetëbesim, gjë që ju lejon të përthithni sa më pak ndikimin e tyre negativ.
3.Një tjetër hap thelbësor është të caktoni kufij me këta individë. Mos lejoni që t’ju shkelin me këmbë dhe evitoni të krijoni me ta situata nderesh apo favoresh, të cilat në momentin e duhur mund t’jua përmendin dhe përplasin në fytyrë.
4.Më mirë të rrethoheni nga njerëz që kanë efekte pozitive për ju, ata që i ruajnë dhe mbajnë lidhjet pa asnjë interes dhe kënaqen nga sukseset tuaja dhe jo nga dështimet.
5.Mos humbisni kohën duke u shpjeguar se po vetëflijohen dhe ngarkojnë veten me ndjenja negative. Në shumicën e rasteve nuk do ta pranojnë dhe do ta theksojnë akoma më shumë sjelljen e tyre viktimizuese.
6.Injoroni komentet e tyre negative, duke pasur gjithnjë parasysh në mendje se ata kanë një vizion të shtrembëruar të realitetit.
7.Sa herë t’ju thonë që “ju po që ia keni pasur fat kini parasysh se ajo çka jeni është frut i përvojave tuaja, i përkushtimit dhe përkujdesjes ndaj vetes, jo i fatit. Këtë edhe mund të mos ia thoni viktimistit, e rëndësishme është ta dini ju dhe ta ruani në mendjen tuaj gjithë kohës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.