Mirëqenie

August 9, 2017 | 7:39

Si të mbrojmë lëkurën nga plazhi

Vera… bashkë me të vijnë dhe pushimet, plazhi, pishinat. Pavarësisht nëse jeni një adhurues i notit në det apo frekuentues i rregullt i pishinave, ju keni të drejtën të dini: a janë këto ambiente të pastra?
Ndërkohë që noti është aktivitet fizik shumë i përshtatshëm për të mbajtur një trup fizikisht dhe vizualisht të shëndetshëm, gjatë muajve të verës është shumë e nevojshme të merren parasysh rreziqet që vijnë nga uji i pishinave apo ndotjet në det. Përpara se të zhyteni në ujë zbuloni se çfarë mund të ketë nën të.

Rezultate imazhesh për how to protect skin from beach water

Materiale fekale

Sipas Qendrave të Kontrollit për Sëmundje (CDC), notuesi mesatar kontribuon së paku me 0,14gr materiale fekale në ujin e pishinës, -zakonisht 15 minutat e para që hyn në ujë.
Bakteret-e.coli Sipas një studimi nga CDC rezulton një gjetje e shpeshte e E.Coli në ujin e pishinave, e cila lidhet ngushtë me materialet fekale të gjendura në ujë. Për të ulur rrezikun e kontaminimit, është e këshillueshme të laheni me ujë dhe sapun përpara se të hyni në ujë. Për notarët e vegjël tregoni kujdes me ndërrimin e pelenave në zonat e ndërrimit të bebeve dhe jo në anë të detit apo pishinës, pasi mënyra e dytë rrit riskun e shpërndarjes së mikroorganizmave në ujë.

Sëmundjet e ujit

(RWI-s Recreattional water illnesses) RWIs janë sëmundje të shkaktuara nga mikrobet e marra në organizëm nëpërmjet gëlltitjes së ujit të gjendur në pishina, det, oqean apo liqen. Sëmundja më e shpeshtë që vjen si pasojë e është diarreja. Të tjera infeksione të kësaj sfere përfshijnë:
• sëmundje të traktit gastrointestinal

• probleme të lëkurës

• probleme me veshët

• prekje të sistemit respirator

• infeksione të syrit

• infektim të plagëve të hapura

• probleme neurologjike

Klori dhe disifektantet e tjerë që përdoren në ujin e pishinave, jo gjithnjë vrasin të gjitha bakteret. Këtu ndikon dhe përzierja e tyre me materialet fekale, e cila redukton ndjeshëm efektin e tyre desinfektues.

Cryptosporidium (Crypto)

Cryptosporidium është një parazit, i cili shkakton diarrenë. Ai është parazit me një “guaske” mbrojtëse, që ka aftësinë të jetojë për gati 10 ditë edhe nmë ujin e desinfektuar me klor. Kështu që dhe në pishinat me mirëmbajtje maksimale, ekziston rreziku i infektimit nga ky parazit.

Giardia

Giardia është një parazit mikroskopik që shkakton diarre. Paraziti gjendet në ujin e kontaminuar, baltë dhe ushqime. Personat infektohen nga ky parazit, duke gëlltitur cistet e Giardias, të cilat gjenden në ujin e infektuar. Cistet janë shumë infektuese, menjëherë sa largohen nga organizmi bujtës. Paraziti mund
të përhapet në mënyra të ndryshme, por uji është mënyra më e zakonshme e transmetimit.

Urina në pishinë

Urina ndërvepron në mënyrë negative me klorin e përdorur si desinfektues në pishinë, i cili përdoret me qëllim që të vrasë bakteret e rrezikshme.

Disa rregulla higjiene për të qenë të sigurt:

• Lajini duart shpesh. Përdorni sapun dhe ujë, të paktën për 20 sekonda, duke i fërkuara mirë duart.

• Mos e gëlltisni ujin e pishinës dhe detit.

• Mbroni të tjerët. Është mirë të mos notoni nëse keni diarre. Kjo veçanërisht e domosdoshme për fëmijët që mbajnë pelena. Në qoftë se jeni diagnostikuar me Crypto apo Giarda, mos notoni të paktën 2 javë pasi të jetë ndërprerë diarreja.

• Bëni dush përpara se të laheni në det apo pishinë.

• Lajini fëmijët përpara se të futen në ujë, me sapun dhe ujë të bollshëm, veçanërisht të ndenjurat e tyre. Gjithashtu lajini fëmijët sa herë që ata përdorin tualetin, ose kur ndërrojnë pelenat.

• Jini të vëmendshëm ndaj fëmijëve. Mundohuni të shkoni shpesh në tualet me ta dhe kontrolloni pelenat e tyre herë pas here. Mundohuni që ata të konsumojnë ushqime apo lëngje larg ujit të detit apo pishinës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top