Këshilla & Arsye

March 15, 2017 | 11:23

Si të mbroni kujtesën

1

  1. Kujdes me ilaçet antikolinergjike

Ilaçet e zemrës, të gjumit, antialergjikët dhe ilaçet kundër depresionit kërcënojnë shëndetin mendor. Nëse jeni duke marrë nga këto medikamente, nuk duhet t’i ndaloni menjëherë, megjithatë fillimisht konsultohuni me mjekun tuaj për të parë nëse mund t’i ndryshoni ato apo të paktën të kufizoni përdorimin e tyre.

  1. Vitamina D

Të gjitha provat rekomandojnë që Vitamina D ndihmon në mbrojtjen e shëndetit mendor.

  1. Vaji i peshkut

Nivelet e ulëta të DHA (acidi decosahexaenoic) janë të lidhura me rritjen e problemeve njohëse dhe humbjes së kujtesës. Ju mund ta gjeni këtë yndyrë te vaji i peshkut, kështu që duke e marrë atë si një shtojcë është një metodë e shkëlqyer për të parandaluar çmendurinë në fazat e hershme.

  1. Vitamina B Complex

Këto vitamina luajnë një rol të rëndësishëm në procedurat e shumta qelizore. Vitamina B6, B12, dhe folatet janë tepër të vlefshme në minimizimin e nivelit të homocysteine, HC- një grimcë e cila dëmton sistemin e enëve të gjakut. Nivelet e larta të QSH-së mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe probleme të tjera që rezultojnë në rënie njohëse. Për të zvogëluar nivelet e kësaj molekule dhe ndikimet shkatërrimtare në trupin tuaj, merrni B kompleks që përfshin 500mcg të Vitaminës B12.

  1. Jini fizikisht aktiv

Duke qenë fizikisht aktiv, mund të shmangni shumë probleme shëndetësore. Gjysmë ore në ditë shëtitje, kopshtari ose çiklizëm janë të mjaftueshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top