Këshilla & Arsye

January 25, 2017 | 11:55

Si të memorizoni gjërat që lexoni?

 

2Studentët shpeshherë mund t’i bëjnë pyetje vetes se çfarë duhet të bëjnë që t’i mbajnë mend gjërat që i lexojnë? Në rrjetin social Quora, në të cilin shtrohen pyetje të ndryshme natyrisht është parashtruar edhe kjo. Shumë përdorues të këtij rrjeti kanë treguar eksperiencat e tyre personale, sesi kanë arritur t’i mbajnë në mend gjërat që i kanë lexuar.

 

 

Më poshtë mund të lexoni disa nga mënyrat që mund të praktikoni:

Mbani shënime

Kurrë mos lexoni, pa pasur një laps me vete. Nënvizoni gjërat që ju duken interesante dhe të rëndësishme.

Pyesni veten rreth materialit

Nëse po lexoni një libër mos harroni që herë pas here t’i bëni vetes pyetjen se për çfarë bëhet fjalë.

Ndani informacionet me të tjerët

Psikologu, Peter Doolitle ka thënë në rast se dëshiron të mbani në mend gjërat që lexoni atëherë është e rëndësishme t’i përsërisni ato informacione me të tjerët.

Lexoni me zë

Tek disa persona mund të jetë shumë efektive që të lexojnë me zë gjërat që janë në libër. Mirëpo, mos e praktikoni këtë gjë nëse jeni në bibliotekë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top