Këshilla & Arsye

May 11, 2017 | 15:30

Si të merrni gjithmonë vendimet e duhura

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kolumbisë, u arrit në përfundimin se të gjithë ne përballemi me rreth 70 vendimmarrje të ndryshme në një ditë të vetme.

Disa prej këtyre vendimeve janë të parëndësishme dhe që për pjesën më të madhe nuk konsiderohen fare si të tilla, si p.sh çfarë do të konsumojmë gjatë vaktit të drekës, cilën rrugë të marrin për të ikur në shtëpi etj. Disa vendime të tjera kanë një natyrë krejt tjetër dhe janë njëkohësisht edhe më të vështira, psh. zgjedhja midis dy alternativave të reja pune, nëse duhet të zhvendoseni në një qytet të ri për të qëndruar më pranë familjarëve, etj.

Përballë kaq shumë vendimeve çdo ditë, juve do t’ju duhet që t’u jepni përparësi atyre që janë më të rëndësishme. Më poshtë do të lexoni se si t’ia dilni mbanë në mënyrën më të suksesshme të mundshme:

1

  1. Eliminoni vendimet e parëndësishme

Vendimmarrja funksionon si një muskul: sa më shumë ta përdorni gjatë ditës aq më shpejt do të lodhet. Një prej strategjive më efikase të përdorura nga njerëzit e suksesshëm është eliminimi i marrjes së vendimeve të vogla dhe të parëndësishme.

Steve Jobs gjithmonë shkonte në punë me një t-shirt të zi. Edhe Mark Zuckerberg gjithmonë shkon në punë i veshur në mënyrë sportive. Kur janë pyetur në lidhje me një fakt të tillë, të dy janë shprehur se një vendim i tillë eliminon lodhjet e panevojshme. Edhe Barak Obama ka deklaruar se do të vishte gjithmonë vetëm kostume blu ose gri, sepse ai nuk do të shpenzonte kurrsesi asnjë minutë të jetës së tij në vendimmarrje kaq të lodhshme dhe mbi të gjitha stresuese.

  1. Vendimet më të rëndësishme merren në mëngjes

Një tjetër mënyrë për të shmangur lodhjen është që të merrni vendimet e rëndësishme në mëngjes, ndërsa ato më pak të rëndësishme pas pune ose në darkë. Një gjë e tillë këshillohet sepse në mëngjes ju mund të merrni vendimet e duhura, duke qenë se mendja juaj është shumë e kthjellët.

  1. Merrni vendimet kur të jeni të qetë emocionalisht

Një shprehje e vjetër thotë: “Mos merrni vendime të rëndësishme, nëse nuk jeni të qetë emocionalisht” sepse emocionet si pozitive ashtu edhe negative, nuk do t’ju lejojnë që të jeni të kthjellët dhe të arsyetoni në mënyrën më të mirë të mundshme.

  1. Reflektoni mbi vendimet që merrni

T’u riktheheni vendimeve që keni marrë është një prej strategjive më të mira, në mënyrë të tillë që ato të jenë përherë të sakta.

  1. Pyesni shumë por në fund vendimin merreni vetë

Një ndër mënyrat më të mira për të marrë vendimin e duhur është ajo që të pyesni shumë dhe të keni më shumë sesa një alternativë për një çështje të caktuar, sepse në këtë mënyrë do të kuptoni edhe qasjen e të tjerëve ndaj një vendimi që ju do të merrni, por në fund këshillohet që vendimin përfundimtar ta merrni ju./Monitor

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top