Vetërespekti është një nga ndjenjat më të rëndësishme që të bën të lumtur. Për të ndërtuar dhe për të ruajtur mirëqenien emocionale dhe sociale është e rëndësishme të besoni te vetja juaj.
Çfarë është për fëmijën vetërespekti?
Sidomos te fëmijët, një vetëbesim i shëndetshëm ndihmon në krijimin e marrëdhënieve pozitive. Gjithashtu, një fëmijë që beson në vetvete e ka më të lehtë të përfitojë atë që vjen nga potenciali i tij.
Në fakt, vetërespekti te fëmijët është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar një personalitet që është në gjendje të merret me fitoret e vogla, por të rëndësishme të jetës.
Të besosh te vetja ndihmon për:
- Zhvillimin e aftësisë për të dashur dhe t’u dashur
- Për të qenë të qartë dhe pozitivë edhe përballë vështirësive
Si mund të formojnë vetërespektin te fëmijët?
Sipas psikologut amerikan Marshal Rosemberg, formimi i vetëbesimit është i lidhur ngushtë me vlerësimet e të tjerëve. Fëmija është si një sfungjer. Ai thith emocionet që e rrethojnë, gëzimet dhe hidhërimet, frikën dhe pasigurinë. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndërtoni një ambient të përshtatshëm, të qetë dhe të sigurt.
1) Dedikojini kohë fëmijës suaj, mos e lini pas dore!
2) Trajtojeni si një “i rritur i vogël”!
3) Këshillojeni kur gabon, por pa i bërtitur!
4) Mos e ofendoni!
5) Shmangni debatet para tij!
6) Mos e ‘bombardoni’ me komplimente. Jini objektivë!
7) Nëse vlerësoni përpjekjet e tij, ai do të jetë edhe më i motivuar!
Pergatiti Manjola Ereqi / Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.