Mirëqenie

November 12, 2016 | 7:48

Si të mësosh të duash trupin

1Kush është i vendosur ta përmbushë këtë ushtrim para pasqyrës për tri cikle me nga 40 ditë, ndikon mjaft në nënvetëdijen e tij. Kush ia del, mund edhe të flasë me veten me zë të lartë. Një hap tjetër është ai i rizgjimit të ndjesive të trupit. Sa më të forta të jenë, aq më e lehtë është ta duash veten, sepse ky trup që mund të mos ketë përmasat e përsosura është ai që ju dhuron kënaqësi kur bëni një shëtitje, merrni një përkëdhelje, shijoni një ushqim… E vërteta është se gjithkush e ka një motiv për ta dashur veten dhe vlerësuar trupin. Ndoshta vetëm për faktin që është instrumenti ynë i jetës dhe komunikimit me jashtë, dhe kur arrihet të kuptohet kjo gjë, edhe imazhi i vetes fillon të modifikohet dhe bëhet më realist e i qetë. Jo vetëm që nuk e shikoni më veten si një rosak të shëmtuar, por do të arrini edhe ta pranoni qetësisht bashkë me defektet. Shtatë hapa për t’u vetëpëlqyer: Të duash veten do të thotë t’u pëlqesh të tjerëve dhe të provosh edhe më shumë kënaqësi: ja atëherë si të përmirësojmë raportin tonë me veten dhe trupin tonë.

 

1. Sex Appeal, kush duket “epshndjellës” është edhe erotik. Nëse jeni pak mbi peshë, përpiquni të mendoni se kjo ju bën më të këndshëm, të butë kur ju përqafojnë; nëse jeni shumë të dobët mendoni se kjo ju bën të lehtë, të zhdërvjellët, të menaxhueshëm.

2. Stërvitni imazhin trupor të brendshëm. Çfarë mendoni për veten, përhapeni. Kushtëzojeni zërin tuaj të brendshëm nga mendime pozitive dhe të dashura për veten. Bëjini vetes komplimente.

3. Një shikim në pasqyrë. Kaloni çdo ditë 10 minuta para pasqyrës dhe vështrojeni veten me një shikim mirëdashës sipas metodës së mëposhtme: ekzaminoni më parë me kujdes një pjesë të bukur të trupit tuaj. Kalojeni pastaj vështrimin te një pjesë që ju pëlqen më pak. Zbuloni se çfarë të veçante ka aty. Në fund rikthejuni një pjese që ju pëlqen (vazhdoni për së paku 120 ditë).

4. Një masazh për shpirtin. Përkëdhelni veten. Kushtojuni tërësisht duke perceptuar ndjesitë trupore të ngjallura nga përkëdheljet e partnerit. Është një ndihmë e mirë për të rritur vetëndërgjegjësimin.

5. Njihni veten. Me të gjitha shqisat!

6. Shtypni butonin “Stop”. Sa herë t’ju vijnë mendime negative dhe vetëshkatërruese, thoni “stop”. Edhe me zë të lartë. Do të mrekulloheni se si funksionin.

 

Janë dy dhunti që çdo njeri duhet t’i fitojë

• Vetëvlerësimi vjen për të konsideruar vlerat tona, duke përjashtuar papërsosmëritë (sfera e të qenit).

• Besimi te vetja ose vetëbindja, pra bindja se në situatë krizash mund të aktivizojmë sjelljet e përshtatshme sipas kontekstit. Kjo vetëdije manifestohet me aftësinë për të vepruar (pra, sfera e të bërit). Nëse mungojnë këto vlerësime për veten, vështrimi mbi vetveten do të jetë pashmangshmërisht zhvlerësues dhe do të pjekë bindje të rrëmujshme rreth vlerave tona. Dhe bindje të tilla të papërshtatshme do të pështjellojnë sferën fizike (braktisje), emotive (“nuk meritoj respekt”) dhe intelektuale (mosnjohje të fuqisë, sens pafuqie) të personit tonë. Në raste të frikës së refuzimit, të zhgënjimit, të drojës për të hyrë në kontakt me tjetrin, personi me vetëvlerësim të mangët qëndron i mbyllur dëshpërimisht në sikletin e vet, i paaftë për të krijuar marrëdhënie, duke strukur pas apatisë një brishtësi të madhe, një nevojë të thellë të pashprehur për dashuri

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top