Këshilla & Arsye

November 27, 2019 | 12:44

Si të mos keni frikë nga tërmeti

Pas lëkundjeve të tërmetit,  nuk duhet të nënvlerësoni pasojat e frikës, e cila në mënyrë të paevitueshme ka kapur shumë njerëz në këtë aktivitet sizmik të pafundmë. Sipas psikologëve, një traumë e tillë mund të degjenerojë në një gjendje të përhershme ankthi.

Çfarë duhet të bëni? Kemi përzgjedhur disa këshilla nga psikologët:

  1. Është e nevojshme të mësoni të merrni frymë thellë, në mënyrë që t’ia dilni të ulni nivelin e adrenalinës, të cilin truri ynë e prodhon automatikisht në rast se percepton një rrezik.
  2. Duhet të evitoni ekspozimin në mënyrë të vazhdueshme ndaj imazheve që transmetohen në televizion ose media sociale. Të viheni në dijeni mbi faktet është e nevojshme, por kërkimi i vazhdueshëm për informacion, me shpresën se do t’ia dilni të ulni ankthin, do t’ju bëjënë mënyrë të paevitueshme, të përjetoni efektin e kundërt. Pra: ndjesia e kërcënimit do të jetë gjithnjë e më e fortë.
  3. Nëse keni vështirësi për të fjetur gjumë, ose zgjoheni shpesh gjatë natës, mund t’ju vijë në ndihmë kjo teknikë: përqendrohuni në një episod të bukur të jetës suaj dhe numëroni mbrapsht nga 100 deri në 0. Duhet patjetër të mundoheni të ndalni mendimin alarmues, pasi do t’ju bëjë të ndiheni gjithnjë e më të kërcënuar.
  4. Nëse keni fëmijë, transmetojuni atyre qetësi, duke dhënë shembullin tuaj. Ruani qetësinë dhe mundohuni që t’jua jepni edhe atyre këtë qetësi duke iu rikthyer aktiviteteve normale. Mos ua fshihni informacionet, sepse në një mënyrë a një tjetër do t’i marrin vesh. Më mirë shpjegojuni atyre se në televizion pasqyrohen rastet e jashtëzakonshme, dhe se ajo që kanë parë në lajme nuk është pjesë e normalitetit. Mbrojini nga shikimi i imazheve shumë të forta dhe që përsëriten. Më të vegjëlve, tregojuni përralla me fund të lumtur. Shpikni përralla që kanë lidhje me lëkundjen e tokës, por që kanë një fund të bukur, duke u munduar që t’i transmetoni qetësi dhe argëtim. Përqafojini, falini dashuri dhe jepuni siguri, duke i çuar në kënde lodrash larg ndërtesave të larta.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top