Mirëqenie

April 3, 2017 | 11:29

Si të mos na ndryshojnë ngjyrë frutat pas prerjes?

Oksidimi i frutave ndodh kur frutat e prera janë të ekspozuara në ajër. Mollët, pjeshkët dhe bananet janë fruta, të cilët nuk durojnë shumë, por ndryshojnë ngjyre pak minuta pasi qërohen, për shkak të polifenoleve që ato përmbajnë. Enzimat të cilat krijojnë oksidimin e këtyre frutave janë përgjegjëse për prodhimin e melaninës, e cila është ngjyra kafe që krijohet tek fruti.

1

Si ta shmangim këtë gjë? Ja disa metoda efikase:

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

– Në një gotë me ujë të ftohtë hidhni gjysmë luge çaji kripë. Uji me kripë parandalon çlirimin e pigmentit të melaminës. Mbajini frutat aty për 10 minuta dhe me pas i shpërlani dhe thajini me një pecetë.

-Një mënyrë tjetër është ajo me lëng limoni, ananasi ose portokalli. Trajtojini frutat ose perimet me acid askorbik, duke u hedhur disa pika nga lëngu i limonit apo portokallit.

– Mbulojini frutat ose perimet me qese, duke ndaluar oksigjenin të depërtoje te frutat ose perimet, duke shmangur kështu procesin e oksidimit.

– Mbyllini perimet ose frutat e prera në kuti plastike hermetike.

– Gatuajini ose ziejini menjëherë frutat ose perimet, pasi i keni prerë ose hidhini në ujë të gazuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top