Këshilla & Arsye

November 17, 2016 | 8:12

Si të mposhtim frikën nga gjykimi

11. Jini pozitivë: Çfarëdolloj gjëje që bëni, mos ndërtoni në mendje imazhe dhe mendime negative. Largojini mendimet negative që në gjenezë, duke evituar kështu të fokusoheni tek to.

2.Përqendrohuni te vetja juaj: Nëse doni me të vërtetë të mposhtni frikën nga gjykimi, duhet të përqendroheni te vetja. Mundohuni të bëni atë çka është më e mira për ju, diçka që ju bën të ndiheni mirë. Fitoni besimin në aftësitë që keni. Nëse ajo që keni më shumë për zemër është të bëni të tjerët të kënaqur dhe të mos i zhgënjeni, nuk ka mënyrë më të mirë sesa të tregoni se jeni i sigurt në vetvete dhe krenarë për jetën tuaj.

3.Mos u përpiqni t’i kënaqni të gjithë: Mos u përpiqni t’i kënaqni të gjithë: Mos kini frikë të shfaqeni ashtu siç jeni në të vërtetë. Jini gjithmonë spontanë dhe mos thoni ‘po’ ndaj çdo kërkese që ju bëjnë. Kjo do të përmirësojë besimin në vetvete dhe do t’ju lejojë të jeni më të sinqertë me njerëzit që ju rrethojnë, të cilët ju çmojnë kështu siç jeni.

4.Pyesni shpesh veten: Frika nga gjykimi mposhtet mbi të gjitha duke mësuar se si të vendosni për veten. Mundohuni t’i bëni sa më shpesh pyetje vetes. Duhet të kuptoni nëse një veprim i caktuar është ai i duhuri për ju dhe jo për të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top