Herën tjetër që do të jeni duke i kënduar një këngë apo duke i lexuar një libër fëmijës tuaj duhet të jeni siguruar që më parë të keni fikur televizorin. Një studim i ri sygjeron se zhurma e ambientit mund të ndërhyjë duke penguar zhvillimin e të folurit të fëmijës.
Sipas studimeve…
Studimet e kryera në Universitetin e Wisconsin-Madison dhe të drejtuara nga Brianna McMillan, shprehin se të gjithë prindërit duhet të mendohen dy herë para se të fillojnë të mësojnë fëmijën. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të ndërveprojë ndërmjet tyre, por as nuk mund ta rrisin dhe edukojnë fëmijën në heshtje të plotë. Ju duhet të reduktoni zhurmën e televizorit apo radios në mënyrë që zhvillimi i të folurit të fëmijës të inkurajohet si pasojë e dëgjimit më të mirë të fjalëve tuaja.
Si u krye studimi
McMillan përfshiu në të 106 fëmijë, me moshë 22-30 muajshe dhe në studimin e parë atyre ju prezantuan objektet, në të dytin ju fol rreth tyre në ambient të qetë dhe në të tretin u vu re se fëmijët shprehën një përdorim më të mirë të fjalëve që kishin mësuar ndërsa ishte qetësi. Pra ata e njohin dhe mbajnë mend më mirë atë çfarë mësojnë në një ambient ku asgjë nuk i shpërqëndron.
Studimi nuk përfshiu reagimin e fëmijës ndaj zhurmës jo-verbale, pra asaj të shkaktuar nga trafiku, por megjithatë fëmija mund të jetë vulnerabël edhe ndaj tyre. Ekspertët këshillojnë në mënyrë shumë të fortë që prindërit të ndihmojnë fëmijën në zhvillimin e aftësisë së të folurit. Këtë mund ta bëjnë duke ju folur sa më shumë, por më parë të mendojnë edhe në lidhje me ambientin e përgjithshëm të shtëpisë, pra që ai të jetë i përshtatshëm ndërsa e bëjnë këtë./Përnënat
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.