Këshilla & Arsye

January 11, 2017 | 6:30

Si të ndihmoni fëmijët tuaj me detyrat e shtëpisë, pa i bërë ju për ta!

Vitet e fundit kërkesat dhe pritshmëritë për nxënësit janë rritur dukshëm, duke i vështirësuar edhe detyrat e tyre të shtëpisë. Shpesh, prindërit janë konfuz, teksa shohin fëmijët që kanë vështirësi të kryejnë detyrat e shtëpisë me sukses.

Stressed Schoolboy Studying In Classroom

Ja disa këshilla:

 

  1. Ndihmoni fëmijën tuaj të krijoj një rutinë

Hapi i parë drejt fuqizimit të fëmijës është pavarësia. Pyesni nëse ai/ajo ka ide se si do ta bënte më të lehtë kryerjen e detyrave të shtëpisë. Nëse nuk ka përgjigje, atëherë ofroni sugjerime të tipit: A të ndihmon të luash para se të fillosh?. Kërkoni që të shkruajë një marrëveshje jo formale me duart e veta dhe ta ngjisë në mur.

 

  1. Qëndroni pranë fëmijës që të mbikëqyrni, por jo të korrigjoni

Përmes detyrave të shtëpisë, mësuesit identifikojnë se çfarë kanë mësuar nxënësit në shkollë ,kështu që mos e shikoni si detyrë personale. Fëmijët nuk ndihen rehat me gabimet, mirëpo ju duhet t’i largoni nga ata idetë, që gjithmonë duhet të jenë perfekt dhe përforconi idetë se gabimet janë njerëzore dhe mund të përmirësohen.

 

  1. Komunikoni vazhdimisht me mësuesin e tij

Raporti i prindërit me mësuesin duhet të jetë shoqëror, i ngjashëm me një bashkëpunim profesional. Në qoftë se përpiqemi ta bëjmë më personal, me dhurata ose ftesa, atëherë ndërhyjmë në punën e mësuesit me një mënyrë jo të pastër.

 

  1. Diskutoni me ta vazhdimisht lidhur me detyrat e shtëpisë, duke nxitur debat dhe mendim kritik

Është e rëndësishme, që t’iu tregojmë fëmijëve tanë se ju kemi besim dhe se i konsiderojmë të aftë për të marrë mbi vete përgjegjësi. Kështu, ata do të bëhen më të përgjegjshëm, me vetëbesim të lartë dhe më kryesorja do të jenë të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top