Partnerët manipulues paraqesin karakteristika të veçanta psikologjike. Një person “manipulues” karakterizohet zakonisht nga ngurtësia, sjellje agresive, një nevojë të fortë për t’i imponuar vizionin e tyre botës, tipare narciste, prirje për të monitoruar.
Ne shpesh flasim për manipulatorët, duke iu referuar një mashkulli, por të njëjtat tipare psikologjike mund të gjendet edhe te femrat.
Pra, ne kemi tri lloje të manipuluesve :
Frikësuese
Stili i tij është kërcënimi / frikësimi.
Mashtrimi
Këto karaktere në fillim duken të përsosur, sepse mesa duket, i ofrojnë viktimës atë që a ka nevojë …, por më pas vjen zhgënjimi.
“Djali i mirë”
Të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohin kanë komente pozitive për të. Por terrori psikologjik që zbaton, është jashtëzakonisht delikat dhe i vështirë për t’u identifikuar në afat të shkurtër.
8 Karakteristikat psikologjike të manipuluesve:
- Manipuluesit kërkojnë pushtet përmes zhvlerësimit të njerëzve dhe rritjen e vlerave të tyre personale në dëm të të tjerëve.
- Manipuluesit duhet të kënë arsye të ndihen të fuqishëm dhe të sigurt. Ato mund të shtrembërojnë apo të mohojnë realitetin.
- Këmbëngulin për t’i imponuar vizionin e tyre botës. Nuk është e habitshme, viktima e tij është karakterizuar në përgjithësi nga vetëbesim i ulët.
- Sjelljet e tij karakterizohen nga ngurtësia, mashtrimi apo hipokrizia.
- Zbaton sjellje të qartë agresive (me shpërthime pothuajse gjithmonë të pajustifikuara).
- Shfaq tipare të narcizmit.
- Për të rritur “pushtetin” e tij do të zbatojë mekanizma të kontrolli, zhvlerësimit të tjerit dhe abuzimit emocional ose fizik.
- Karakterizohet nga një temperamenti nervoz, apo i zemëruar, ndonjëherë edhe i dhunshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.