Personi i pasigurt është absolutisht i varur nga gjykimi i të tjerëve. Varësia nga gjykimi i të tjerëve mund të bëhet gjithëpërfshirëse dhe shtyn personin e pasigurt të kalojë jetën, duke i’u përshtatur një modeli që e konsideron të këndshëm për të tjerët.
Pasiguria e bën personin disfatist, burgos burimet e veta; personi është i vetëkufizuar dhe përjashton mundësi të shumta që mund të bëjnë një ndryshim në jetën e tij.
Për fat të keq, personi i pasigurt, ka tendencë të shmangë situata të pakëndshme, duke u mbështetur në besimin se ata janë një rrezik, ndërkohë që humbasin një mundësi për rritje dhe përmirësim personal. Përveç kësaj, heqja dorë sjell, në mënyrë të pashmangshme një ndjenjë të frustrimit dhe të dështimit që na burgos dhe na bën të ndihemi edhe më të brishtë, të paaftë dhe të pambrojtur.
5 karakteristikat e njerëzve të pasigurt
- Heqin dorë shumë shpejt
Të marrësh atë që dëshiron nuk është domosdoshmërisht e thjeshtë. Një karrierë e suksesshme nuk ndërtohet gjatë natës: ata që e kanë arritur, e dinë se ajo mund të fitohet vetëm nëpërmjet shumë viteve punë.
- Iu shmangen dështimeve
Humbjet janë të këqija. Dështimet janë të këqija. Por këto gjëra janë të natyrshme dhe askush nuk mund të jetojnë gjithë jetën tuaj duke i’u shmangur atyre.
- Dyshojnë te vetja
Nëse ju nuk besoni 100% që e meritoni atë që doni, mos u habitni nëse nuk do të jeni në gjendje ta merrni atë.
- Fokusohen shumë në atë që nuk duan
Shumica prej nesh ndikohet më shumë nga frika se nga dëshira. Për të marrë atë që ju dëshironi, duhet të përqëndroheni në këtë qëllim më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Nëse i mbani sytë e tek pengesat në rrugën tuaj, ose gjërat që jeni të frikësuar, nuk do të shihni lëvizje që të çon në atë që keni dëshirë.
5. Ndikohen shumë nga ajo që të tjerët mendojnë
Sigurisht se çfarë mendojnë të tjerët ka rëndësi. Por, në qoftë se mendimi i të tjerëve bëhet më i rëndësishëm se ajo që ju dëshironi, do të përfundoni duke ndryshuar qëndrimin tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.