Dëshmi

March 11, 2019 | 8:45

Si të njohim gabimet e vendosura nga civilizimi: Çfarë është nutrigjenomika: ambienti që ndikon mesazhin e gjeneve

Sot më shumë se 70% e njerëzimit vdes ende nga uria… po 30% që mbetet? 30% i njerëzimit bën dietë!

Rritja alarmante e diabetit ushqimor dhe përqindja e njerëzve me obezitet do të dyfishohet në 12 vitet e ardhshme: OBSH ka regjistruar më shumë se 422 milionë raste me njerëz të moshës madhore në vitin 2014, një numër katër herë më i madh se sa në vitin 1980.

Diabeti është një patologji e karakterizuar nga nivele të larta të glicemisë, shkaktuar nga një tretje e keqe e insulinës. Ekzistojnë dy lloje diabeti: diabeti i tipit 1 ose insulinovarësia, origjina e të cilit është autoimune dhe manifestohet te fëmijët ose të rinjtë, e lidhur me faktorët gjenetikë; diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme. Përfaqëson 90% të rasteve dhe shfaqet në moshë madhore. Problemet kryesore të lidhura me diabetin ushqimor janë: obeziteti, hipertensioni, predispozita e hiperkoagulimit të gjakut, kolesteroli i lartë dhe të gjitha sëmundjet kardiovaskulare. Një pacient diabetik është shpesh obez dhe do të ketë probleme me nyjet, predispozitë të fortë ndaj kancerit, problemet me kockat, rritje të rrezikut të infarktit dhe ikusit, artrit, mungesë vetëvlerësimi me zhvillim depresioni, lëvizshmëri të kushtëzuar, pakësim të dëshirës për intimitet, mungesë shoqërie për shkak të siluetës së vet. OBSH ka vlerësuar se të rriturit diabetikë dhe obezë ishin më shumë se 600 milionë në botë!

Rreziku për t’u bërë diabetikë është tri herë më i madh te personat obezë.

Cila është lidhja me obezitetit dhe diabetit?

Sa më shumë yndyrna të tepërta të ketë trupi, aq më shumë shtohet glicemia. Në këtë rast nuk është më sheqeri që i furnizon muskujt me energji, por vetë yndyra dhe sheqeri në gjak i marrë nga ushqimet mbetet qarkullues, duke sjellë kështu në një tepri të sheqerit në gjak. Nga ana tjetër, pankreasi prodhon një sasi më të lartë insuline për të pakësuar sheqerin e tepërt në gjak, po arrin në një pikë që pankreasi nuk ia del të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të larguar sheqerin nga gjaku dhe kështu kemi HIPERGLICEMINË dhe zhvillimin e diabetit. Një pacient që dobësohet, nuk arrin vetëm një synim nga këndvështrimi estetik, por përfiton një shumë edhe për mirëqenien.

Si të njohim gabimet e vendosura nga civilizimi: Çfarë është nutrigjenomika: ambienti që ndikon mesazhin e gjeneve.

“Nuk është më i forti i species që mbijeton, as më inteligjenti, por më i ndjeshmi ndaj ndryshimit.” CHARLS DARWIN

1

Kufiri i fundit i shkencës nuk është gjenetika, pra kodi ynë, identik me njeriun e paleolitit, por EPIGJENETIKA, e cila na paralajmëron se si te secili prej nesh ambienti ndërhyn në gjenet tona, duke provokuar sëmundjet. Falë informacioneve që ndodhen në testin epigjenetik mund të korrigjojmë këto ndërhyrje dhe të bëjmë të mundur regresin ose të pengojmë zhvillimin e shumë sëmundjeve, por në mënyrë të veçantë diabetin.

Cilat janë faktorët ambientalë që ndikojnë gjenet tona:

– të hash shumë shpejt

– ushqimi tepër i bollshëm

– të hash shumë, dhe shumë vonë në

darkë.

Që në fillimet e shfaqjes së njeriut në tokë, ai ka zhvilluar aftësi metabolike të ndikueshme nga kushtet e jetës së epokës dhe kështu, që atëherë gjenet tona formojnë funksionimin e qelizave tona në bazë të atij lloji stili jetese. Ndaj karakteristikat nutrigjenomike janë ato të njeriut paleolit dhe vazhdojmë me të njëjtat gjene, por jo me të njëjtin ushqim dhe stil jetese. Le të shohim karakteristikat kryesore të ushqyerjes në periudhën e paleolitit:

– e kalonin ditën në kërkim të ushqimit

– sasi e lartë e proteinave të kafshëve të egra (me përmbajtje të ulët yndyrnash jo më të larta se 20%)

– sasi shumë e pakët karbohidratesh, mungesë sheqeri dhe sasi e lartë fibrash

Pesha e tepërt nuk është rezultat i një defekti gjenetik, por pasoja e një përshtatjeje të munguar të trupit të shëndetshëm ndaj mutacioneve të kushteve ambientale. Testi epigjenetik me 800 shenjues tregon menjëherë si të ishte një foto, se cilat kushte ambientale në moment ndikojnë negativisht në shëndetin e një personi që bën analizën.

Pasojat për njeriun modern, ose ‘gjuetarët’ e mëdhenj të shpërndarë në supermarket dhe aftësia e pakët e lëvizjes (makinë, zyrë – makinë, shtëpi) sjellin një hiperinsulinizëm, insulino-rezistencë, diabet, obezitet, sëmundje kardiovaskulare, vdekje të parakohshme. Programet ushqimore dhe intolerancat ushqimore që përmban testi epigjenetik, bazohen në aftësinë e rikuperimit të zakoneve dhe stilit të jetesës, të cilat na lejojnë të korrigjojmë diabetin dhe pasojat e tij.

Si?

– të pakësojmë peshën e tepërt

– rekomandime dietike specifike dhe të personalizuar

– edukim terapeutik

– mbështetje me integratorë

Në përfundim, përse dietat dështojnë?

Sepse nuk i japim rëndësi programit gjenetik dhe programit nutrigjenetik, që ndikon sjelljen tonë përkundrejt ushqimit! Vetëm nëpërmjet një ndryshimi të brendshëm është e mundur të gjejmë ekuilibrin e shëndetit .

2

Aida Tabaku: Testi i intolerancës ushqimore në ADN, surpriza e jetës

Aida Tabaku kish kohë që interesohej për një analizë mirëfilli që të mund të gjente një ekuilibër për organizmin e saj. Shtysa për ta bërë këtë analizë ishin pikërisht luhatjet e tensionit dhe pesha, të cilat ishin problematike për shëndetin. Ajo pohon se kish përdorur regjim në të ngrënë, pakësim e deri dhe kufizime oraresh, por me asnjë rezultat.

“Zbulova rastësisht që në Tiranë kryhej TIU në ADN ku u lidha me dr.Anitën. Nuk hezitova dhe e bëra menjëherë testin. Më surprizoi mënyra. Edhe mjekja italiane, përveç informacionit të detajuar për të përshtatur trajtimin, komunikonte me qetësi e afrimitet. Analiza kaloi pa probleme. Përgjigjen e mora pas dy javësh. Surprizë totale. Mendoja se haja shëndetshëm, por në fakt kishte ushqime që nuk përshtateshin me organizmin tim. Përgjigjja u shoqërua me një listë ushqimesh që më lejoheshin. Me vullnet nisa trajtimin. Më ndihmoi dhe doktoreshë Anita, e cila më ndoqi një javë me ushqime dhe porcionet e duhura. Ditët kalonin. Fillimisht me pak uri, sepse isha mësuar me regjim tjetër. Gradualisht u mësova, dhe, erdhën rezultatet e para. Dobësimi po vinte gradualisht, gjë që po rriste tek unë kënaqësinë, vetëbesimin e mbi të gjitha më jepte vullnet. Në kohën kur bëra analizën, në korrik 2018 peshoja 93kg dhe në janar, 2019, 80kg. Diferenca 13kg. Vazhdoj ta ndjek trajtimin nën kujdesin e mjekëve dhe jam shumë e kënaqur. E këshilloj tek çdo njeri që ka probleme shëndetësore, mbipeshë, që ta bëjë këtë analizë edhe përtej anës financiare. Shëndeti i pari! Ju këshilloj ta bëni këtë analizë përtej skepticizmit, sepse janë njerëz të thjeshtë realë që ua këshillojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top