Marrëdhënie

February 25, 2017 | 8:15

Si të njohim një narcisist?

1

 

Mendimet e tyre të zakonshme janë: “Unë jam një person shumë i veçantë”, “Unë jam superior, unë kam të drejtë e trajtimit me privilegjeve të veçanta”, “Nëse të tjerët nuk e respektojnë statusin tim, duhet të dënohen”, “Njerëzit nuk kanë të drejtë të më kritikojnë mua”,”Mua mund të më kuptojnë vetëm njerëzit e zgjuar si unë.”

A keni pasur apo keni një marrëdhënie me një person të tillë? Problemi që ka narcisti është se ai beson se ka të drejtë në çdo gjë, duke përfshirë edhe kohën tuaj, emocionet tuaja dhe veten tuaj.

Si rezultat, shpejt përfshiheni në një rreth të negativitet dhe ankthit, zhyteni në një spirale që kombinon ndjenja të pafuqisë, frustrimit dhe zemërimit. Në fakt, të jesh çdo ditë me një person narcist mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, sepse duhet lini mënjanë nevojat tuaja për të përmbushur nevojat e tyre.

Si të njohin një narcisist?

Ai do të flasë për veten e tij

Ai krenohet vetë për çdo gjë dhe biseda është përqendruar në të.

Ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes

Ai do të jetë në qendër kur diskutohet për besnikëri, xhelozi dhe flirt.

Ai nuk mund të pranojë kritika

Një narcisist nuk mund të gëzojë luksin e të pasurit probleme, sepse beson se është i përsosur.

Është i papërgjegjshëm, por nuk kërkon falje

Jo vetëm nuk mund të marrin përgjegjësinë edhe më të vogël, por u’a hedhin fajin të tjerëve, ndërsa lavditë janë të gjitha të tyret.

Ndjehen superior

Ai reagon me përçmim nëse nuk miratohet çdo veprim i tij.

Kalojnë të gjitha limitet

Narcisist nuk njeh kufij. Ai është gjithmonë shumë agresiv dhe egoist, dhe nëse guxojnë t’i kundërshtoni atë u përgënjeshtrojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top