Këshilla & Arsye

May 6, 2017 | 12:05

Si të parandaloni rënien e flokëve pas lindjes

Rënia e flokëve është një shqetësim që shfaqet tek shumë nëna pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre, megjithatë duhet t’ju themi se nëse do të konsumoni ushqimet e duhura gjithçka mund të marrë një tjetër drejtim, kjo pasi disa ushqime ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve, duke bërë që ata të mos jenë më të dobët dhe të thatë.

 hair-loss-hair-in-brush-the-belgravia-centre-1

Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë?

Para se gjithash duhet t’ju themi se janë drithërat më të rëndësishmet, të cilat duhet të konsumohen në mënyrë të përditshme. Duhet të spicifikojmë ato integrale, dhe kryesisht tërshërën, elbin, të cilat ofrojnë sasitë e nevojshme të magnezit, hekurit, kripërave minerale dhe zinkut, të cilat janë shumë të rëndësishme për të riekuilibruar flokët.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të konsumoni shumë qumësht, në mënyrë që të merrni sasinë e duhur të proteinave për të cilat rrënja e flokut ka nevojë. Një alternativë e mirë do të ishte edhe kosi. Edhe bishtajoret janë shumë efikase (bishtaja, thjerrëza, qiqrat, fasulet) të cilat janë shumë të pasura me aminoacide.

Gruaja duhet të konsumojë edhe fruta të thata (lajthi, bajame, arra) të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut. Duhet të përmendim edhe erëzat (rozamrina, sherebela, borziloku), të cilat luftojnë plakjen e flokut.

Nëse mendoni se do të ishte më praktike edhe për periudhën e pas lindjes, mund të shkurtoni gjatësinë e flokëve tuaj./Përnënat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top