Marrëdhënie

February 4, 2017 | 12:51

Si të përmirësojmë marrëdhënien?

Të gjithë ne duam që të mos kemi probleme në çift, në shoqëri, punë apo kudo. Por, a ndihmojmë veten dhe familjen për të kapërcyer vështirësitë? Secili ka një interpretim për sesi e shohin problemin dhe e kuptojnë atë. Që këtu peshojmë rëndësinë e tyre për t’i zgjidhur dhe si. Dashuria është ilaçi kurativ për problemet që i ka çdo lidhje. Ato, e përmendëm dhe më lart, rizgjohen pikërisht gjatë zënkave dhe debateve.

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Qetësia është një virtyt që do të ndihmonte lidhjen gjatë problemeve që hasen. Njëri nga partnerët e zotëron këtë, por dhe pjekuria emocionale gjithashtu do të qetësonte gjendjen shpirtërore.

  • Të ruash qetësinë është një nga këshillat që unë rekomandoj. Kjo ndihmon të jesh më objektiv dhe ta shohësh problemin jo personalisht.
  • Kur nis të debatosh, fokusohu për zgjidhjen, jo te qortimet personale, pasi situata do të rëndohet dhe do të zgjohen debatet e shkuara.
  • Kur ndihesh i nervozuar dhe kjo ka ardhur nga ngjarjet gjatë ditës, mos u merr me problemin që gjen në shtëpi, pasi do të përfshish zemërimin e jashtëm që të ka ndodhur dhe përkeqëson komunikimin.
  • Zgjidh të jesh protagonist i së mirës, me një komunikim të hapur dhe hap rrugë kur e kupton se konflikti ndodh për të marrë një të drejtë që e kërkon për nga egoja.
  • Ndjenjën e dashurisë e zotëron gjithkush, mjafton ta shprehni ashtu siç vjen, pa u frustruar dhe mbrojtur nga ajo. Dashuria naive është më e bukur se ajo logjike.
  • Lëndimi që vjen në emër të dashurisë nuk është i drejtë. Ne lëndohemi pasi gabojmë kur mendojmë të dashurojmë të vetëm.
  • Dashuria është altruiste, e pastër. Ajo çfarë e prish këtë imazh është vetegoizmi i njeriut, ndaj këshillohet që individi të jetë mendjehapur për të kuptuar që askush nuk zotëron askënd, por dashuron atë që ndien. Zënkat vijnë si shkaqe për nga mungesa e vëmendjes ndaj partnerit, apo e besimit dhe vlerësimit që duhet të këtë një marrëdhënie ndaj njëri-tjetrit. Çdo lidhje ka të veçantën e saj, por ndonjëherë mendojmë sikur kemi të njëjtat probleme me çiftet që dëgjojmë nga miqtë tanë. Kjo ndodh pasi ne kopjojmë sjelljet dhe këto sjellje janë të riciklueshme.

Problemi më i madh që ka njeriu është kur i krijon vetë ato. Dhe mendoni sa probleme të pazgjidhura lëmë pa zgjidhur, edhe pse ngaqë nuk e dimë sesi të veprojmë, jo se nuk jemi ushtruar, por kemi harruar sesi. Problemi për t’u zgjidhur kërkon logjikë, këtë duhet të vëmë në punë.  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top