Individi ka momentet, kohën e tij të artë të suksesit, të mirëqenies, por edhe të monotonisë. E thënë në këtë sintezë askush nuk i shpëton, pasi njeriu kur arrin diçka nga ajo gjithçka, fillon dhe mendon: ja arrita, po tani?
Së pari, të heqim nga mendja që t’a zbojmë njëherë e mirë, pasi kjo nuk për të ndodhur. T’a shmangim? Po kjo është një nga mënyrat e që na vjen thellë nga subkoshienca, por duhen gjetur rrugët sesi t’a çojmë sa më larg ritakimin me të. Shmangiet e vazhdueshme nga problemet sjellin vështirësi menaxhimi më vonë. Ndaj nevojitet një regjim për të përmirësuar cilësinë e jetës që zgjedhim të bëjmë.
- Të nisim ditën duke u buzëqeshur njerëzve të njohur e panjohur
- T’i themi njerëzve të dashur sa i duam
- Të bëjmë përditë diçka qesharake
- Të përpiqemi të bëjmë gjërat që na pëlqejnë ne, jo të tjerëve
- Ҫdo ditë aktivitet fizik, shëtitje, stimulon rifreskim të ideve, ripërtëritje fizike.
- T’i shohim gjërat me një këndvështrim pozitiv
- Të kuptojmë shqetësimet e vogla, pasi vijnë edhe për shkak të neglizhencës sonë
- Ndarja e shqetësimit, mërzitjes me njerëz të besuar dhe që e kuptojnë gjendjen tuaj
Në fund të ditës bëni një monolog me veten, ndihmon në reflektimet për të ndryshuar dhe mos bërit të njëjtën gjë ditën tjetër.
Kujdesuni për veten!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.