Mirëqenie

February 24, 2017 | 8:31

Si të përmirësoni metabolizmin

Çfarë është metabolizmi?

Meqë arsyeja kryesore e shëndetit të tepërt është mosfunksionimi siç duhet i metabolizmit, atëherë le të kuptojmë se çfarë është. Është gërshetimi i reaksioneve kimike dhe atyre fizike që ndodhin në organizmin tonë, ose thënë më qartë, metabolizmi i shndërron kaloritë që marrim nga ushqimi në energji. Është metabolizmi ai që na bën të djegim sa më shumë kalori. Por, a mund ta stimulojmë metabolizmin që të përshpejtojë aktivitetin e tij? Po, ka disa mënyra për ta përshpejtuar metabolizmin e trupit tonë.

1

Si stimulohet metabolizmi?

Metabolizmi është procesi që djeg kaloritë që marrim edhe nëse nuk kryejmë asnjë aktivitet fizik. Ky proces mund të stimulohet duke ndjekur regjimin e duhur ushqimor dhe jo vetëm. Lexoni këshillat e mëposhtme, pasi janë shumë të thjeshta dhe nuk janë të mundimshme për t’u ndjekur.

Bëni gjumë të qetë

Rreth 8 orë gjumë janë shumë të rëndësishme që organizmi të funksionojë si duhet. Edhe cilësia e gjumit është e rëndësishme, ndaj është mirë të flini larg zhurmave, ambienteve magnetike pa radio me alarm dhe pa celularë pranë.

Hani ushqimet e duhura

Gjithashtu, edhe mënyra se si ushqeheni ka rëndësinë e vet në rritjen e procesit të metabolizmit.
Ka plot ushqime që e kryejnë më së miri këtë “detyrë”, siç mund të jetë speci i kuq, çaji jeshil dhe kafeina. Duhet t’i kushtoni rëndësi edhe orareve në të cilat ushqeheni. Duhet të hani pak dhe shpesh. Zgjidhni fruta, kos apo perime.

Kryeni aktivitet fizik

Nuk duhet të lini pas dore as aktivitetin fizik. Nuk është shumë e rëndësishme edhe nëse nuk shkoni me patjetër në palestër. Mjafton të shëtisni rreth 4 kilometra në ditë, apo të ecni më këmbë dhe jo me makinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top