Këshilla & Arsye

March 28, 2018 | 12:01

Si të qëndrojmë ulur në mënyrë korrekte?

Si të ulemi?

Këmba mbi këmbë? Më mirë shmangeni. Mënyra e duhur është; prapa drejtë, busti përpara, tip karrigeje. Për t’u ulur në mënyrë korrekte dhe për të shmangur bezdisjet, duhet të mësojmë diçka nga sjellja e murgjve budistë. Sipas ekspertëve, mbi 72% e popullsisë, që jetojnë në pjesën e industrializuar të botës, punojnë ulur, duke kaluar mesatarisht nga 8 deri në 10 orë në ditë pa lëvizur. Në zyrë, 75% të orëve qëndrojnë ulur dhe vetëm 8% lëvizin. Pra, si të ulesh?

Si të ulemi në mënyrën e duhur?

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe pa gabime mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj nga pikëpamje të ndryshme. Nëse uleni në pozicione të papërshtatshme, shpina juaj mund të ndikohet nga pasojat e qëndrimit ulur “shumë gjatë”. Nëse në vend të kësaj praktikojmë një ulje të saktë në karrige, ajo eliminon dhimbjen e prapme: një këshillë që vlen edhe për ata që vuajnë nga një çrregullim kronik.

Këtu janë 10 rregulla që duhet të ndiqni për të parandaluar qëndrimin jo të drejtë dhe të rrezikshëm për shëndetin:

  1. Mbani krahët në një kënd të drejtë;
  2. Mbani kokën, shpinën dhe shpatullat drejt, por pa sforcim;
  3. Mbani gjunjët të përkulur në një kënd të drejtë;
  4. Mbani këmbët tuaja të vendosur në tokë;
  5. Përdorni karrige me mbështetëse të mjaftueshme dhe të gjerë;
  6. Shmangni uljen në buzë të karriges me bustin përpara;
  7. Shmangni pozicionet me këmbë mbi këmbë ose këmbë të kryqëzuara;
  8. Shmangni lëvizjen e legenit në majë të karriges;
  9. Shmangni pushimin e shpatullave në anën e pasme (duke shkaktuar një përmbysje të kurbës së mesit);
  10. Shmangni qëndrimin në njërën anë dhe vendosjen e peshës në krah.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.nonsprecare.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top