Këshilla & Arsye

December 12, 2017 | 9:27

Si të rifitoni motivin për të punuar dhe të zgjoni kreativitetin brenda jush

Nëse ndjeni se nuk jeni aq kreativ sa më parë dhe se stresi apo presioni i punës ju ka vënë poshtë, kujdes! Ju duhet të ndihmoni veten të fitoni motivacionin dhe joshjen e nevojshme ndaj punës sepse vetëm kështu rendimenti juaj mund të rritet. Duhet të zgjoni atë pasion ‘’të fikur’’ dhe dilni nga gracka mendore dhe emocionale që jeni zhytur.

Më poshtë ju rendisin disa masa që duhet të merrni për të rritur mirëqenien psikofizike.

Kur flitet për ambientet e punës mendojmë gjithnjë për hapësira gjigande.

Por a e nxisin ato kreativitetin? Modeli “Silicon Valley”, nëse mund ta quajmë kështu, ka besuar gjithnjë në lidhjen e cilësisë së ambientit ku punoni dhe produktivitetit. Një hapësirë stimuluese përmirëson marrëdhënien mes punonjësve dhe kjo përkthehet në një performancë më të mirë. Nëse doni të dini më shumë, ky artikull i Harvard Business Revieë shpjegon arsyet.

 

Zgjidhni një imazh që ju frymëzon

Nëse keni mundësi, varni në mur ose në një pikë ku keni mundësi që ta shihni, një imazh të bukur që ju ndihmon që të gjeni përqendrimin. Mund të jetë një vepër arti, një shprehje për kreativitetin, portreti i një figure historike, një peizazh, çfarëdo gjëje që “besoni” se mund t’ju frymëzojë. Dy këshilla: shmangni imazhe shumë të mëdha ose me dimensionin e një pulle poste.

Zgjidhni ndriçimin e duhur

Ndriçimi i keq të shpërqendron dhe redukton performancën kreative. Çdo element bezdisës (drita, temperatura, cilësia e ajrit në zyrë) ndikon në kreativitetin tuaj. Drita natyrale është më e mirë se ajo artificiale.

Zgjidhni një objekt me ngjyra

Një stilolaps, një ngjitëse, çfarëdo objekti të vogël që mund ta mbash në tryezën e punës. Mjafton një ose maksimumi dy objekte të vogla për t’i dhënë pak jetë pamjes së përditshme dhe për t’u dukur më pak gri.

Shfrytëzoni kohën e pushimit

Një mendje e lodhur apo e mërzitur ngjan me dikë që vrapon në një maratonë, me një çantë të rëndë mbi shpinë. Ditët e punës janë të gjata, përfitoni gjatë pushimit për të bërë një gjë të shëndetshme: të mos flisni për punë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top