Marrëdhënie

August 6, 2019 | 8:50

Si të rivendosni vitalitetin në çift?

Njerëzit që më drejtohen zakonisht kanë vështirësi në marrëdhënien në çift dhe është e rëndësishme të kuptojnë se çfarë i shtyu ata drejt njëri-tjetrit dhe si të rikthejnë vitalitetin në çift.

Kur bëj pyetjen “pse ju pëlqeu? Çfarë ju shtyu në krahët e tjetrit? Pse e dashurove? Çfarë ju bëri të vendosni për atë person, në mesin e shumë personave që takuat në jetë?

Gjithmonë ekziston një arsye që ju bëri të zgjidhni atë në vend të një tjetri. Çdo tipar që ju tërheq zbulon nevojën tuaj për të kompensuar:

  – “Sepse më bëri të qesh”, kështu që kompensoi nevojën për gëzim.

  – “Sepse e pashë shumë të fuqishëm”, kështu që ju duhej ai për t’ju mbrojtur.

  – “Sepse kishte gjithçka që më duhej”, nevoja për të kompensuar të metat tuaja.

Ose e zgjodhët për të shmangur diçka:

  – “Sepse ishte ndryshe nga ish-i”, kështu shmangen defektet.

  – “Sepse është ndryshe nga babai im”, kështu largohesh nga qëndrimet e figurës së babait.

Të pranosh tek vetja arsyet e vërteta të zgjedhjes është një hap po aq i rëndësishëm sa dhe i vështirë sepse do të thotë të hulumtosh pjesët më të thella dhe mbase të dhimbshme. Të arrish të vërtetën pse e ke zgjedhur Atë, do të thotë të zbulosh dëshirat, defektet dhe të metat e tua që Ai do të duhej të plotësonte.

Por pas pritjeve ka jetë reale. Në një moment të jetës në çift ju kuptoni që nuk mund ta plotësoni më boshllëkun, ose keni ndjenjën se nuk bën sa duhet dhe në këtë moment dështon arsyeja për të cilën e zgjodhët. Në këtë pikë fillojnë akuzat. Ju e fajësoni. Ai tradhtoi pritjet tuaja. Por po e fajëson për dobësinë tënde që nuk gjen më strehë.

Për më tepër duke e njohur më shumë, zbuluat se ata fshehin anën tjetër të medaljes:

  – “E zgjodha sepse ishte i çmendur pas meje” por tani mosbesueshmëria e tij ju shqetëson

  – “Unë e zgjodha sepse ishte një njeri i suksesshëm”, por tani ndjehesh vetëm sepse gjithmonë mungon.

Nevoja e fik çiftin. Ashtu si një flakë nën kambanën e qelqit, e cila mbytet dhe shuhet, në të njëjtën mënyrë nevoja dhe pritjet krijojnë kufizime dhe detyrime për partnerin, dhe largojnë oksigjenin nga marrëdhënia duke shkaktuar vdekje.

Atëherë, si mund ta rivendosim vitalitetin në çift?

Ne duhet të punojmë mbi veten për t’u bërë të lirë, të lirë nga nevoja dhe të krijojmë një marrëdhënie të bazuar në dashuri. Dashuria për atë që është dhe jo më për atë që duhet të të japë. Ndoshta ju ndjeheni të zhgënjyer për atë që nuk merrni dhe për atë që ndjeni se po humbisni, megjithatë kjo ndjenjë është mundësia juaj e shkëlqyeshme për t’u rritur dhe evoluuar.

 

 

Burimi / www.fabiosalomoni.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top