Marrëdhënie

October 22, 2016 | 9:00

Si të rriteni në çift

Jeni gati të ndërtoni një marrëdhënie dashurie?

Për të gjetur një partner që t’ju dojë me të vërtetë, para së gjithash duhet të dashuroni ju të parat. Pothuajse çdo marrëdhënie ka mundësi të shndërrohet në një të tillë të mrekullueshme, por nevojitet punë e pakushtëzuar nga ana e dy partnerëve, të cilët duan realisht të krijojnë një marrëdhënie dashurie afatgjatë. Një nga problemet e çifteve në krizë është bindja e fortë se gjërat nuk mund të përmirësohen. Kjo bindje sjell me vete një ndjenjë pamundësie e pengon vënien në akt të strategjive të ndryshimit që nevojiten për të rigjetur mirëqenien në çift. Nga ana tjetër, është vëzhguar se mjafton që një nga të dy të fillojë të bëjë disa ndryshime për mirë që marrëdhënia të rinohet, pasi ndryshimi i një prej dy partnerëve provokon ndryshim edhe tek tjetri. Sigurisht nuk është e lehtë të filloni të ndryshoni. Ajo që mund të ndodhë kur merrni në konsideratë një ide të tillë është se partnerët gjenden përballë sjelljeve mendore apo mendime të rrënjosura që dobësojnë motivimet. Rrallë këto opinione rezultojnë të vlefshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top