Këshilla & Arsye

January 9, 2020 | 8:07

Si të ruani qetësinë

Nuk ka rëndësi se sa shumë e thjeshtësojmë jetën, sa shumë mundohemi të jemi të organizuar, apo si i planifikojmë punët me kujdes, pasi herët a vonë mund të përjetojmë situata stresuese. Dhe në një botë super të ngarkuar, stresi na përfshin kudo që të ndodhemi, por ne mund të ndjekim disa strategji për të ruajtur qetësinë…

 [url=http://www.istockphoto.com/search/lightbox/14406610 t=_blank][img]http://azarubaika.com/iStockphoto/2012_08_26_Victoria_Business_Yoga.jpg[/img][/url] [url=http://www.istockphoto.com/search/lightbox/14296572 t=_blank][img]http://azarubaika.com/iStockphoto/ModelVictoria.jpg[/img][/url]

1-Kujtoni ngjarjet e vogla
Në situata stresante kërkoni në kujtimet tuaja imazhin e një njeriu të dashur që evokon qetësi. Thirrini emocionet pozitive lidhur me të dhe, lëshimi i vetes në duart e këtyre ndjesive, do t’ju ndihmojnë të gjeni ekuilibrin.

2-Shmanguni
Hapni rrugë. Braktiseni idenë për të thënë fjalën e fundit në një diskutim ose të drejtën e reagimit impulsiv nëse dikush për shembull, ju nervozon. Vetëm duke i lënë ngjarjet të rrjedhin keni mundësi të fitoni mbi tensionin.

3-Kontrolloni frymëmarrjen
Kur zemërimi pllakos, mendja mjegullohet. Uleni nivelin e stresit duke kontrolluar frymëmarrjen: mbushuni me frymë për së paku për 3 sekonda, pastaj nxirreni duke përfytyruar që po nxirrni edhe tensionet jashtë vetes.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top