Në fokus

November 3, 2016 | 12:21

Si të shmangim një rikthim në depresion

Satatistikat tregojnë për një shans 50% për rikthim në depresion. Shancet janë më të larta, nëse ju keni pasur një periudhë të gjatë të depresionit klinik. Mundësinë për një rikthim shkojnë 70%- 90%. Parandalimi i një rikthimi bëhet shumë i rëndësishëm, pas periudhës suaj të parë të depresionit.

Është shumë e rëndësishme që të keni një plan për parandalimin e një rikthimi të mundshëm.

Pra, çfarë mund të bëjmë për të shmangur rikthimin e depresionit?

Ndiqni planin tuaj

Mos kaloni seancat e shërimit mendor apo emocional vetëm për shkak se ju filloni të ndiheni më mirë.

Eliminoni mendimet negative

Njihni dobësitë tuaja

Situata e secilit është e ndryshme dhe secili ka dobësi të veçantë për gjendjen e tyre mendore dhe emocionale. Ju duhet të identifikoni dobësitë tuaja për të minimizuar kontaktet me ata persona apo vende. Gjithashtu duhet të jeni të ndërgjegjshëm për ditë të veçanta të vitit në jetën tuaj, ku gjërat mund të rëndohen shumë emocionalisht.

Mbaj një ditar emocional

Kjo mund t’ju ndihmojë të merrni trajtim të menjëhershëm për të ndihmuar në parandalimin e një episodi të depresionit,  duke qenë të ndërgjegjshëm për gjendjen emocionale dhe mendore nga dita në ditë.  Ju mund të fitoni kontroll mbi këtë sëmundje në vend që të bëheni një viktimë e saj.

Mbani kontakte

Është e rëndësishme që të mos e lejoni veten të izolohet nga shoqëria. Izolimi shoqëror është simptomë e një rikthim në depresion.

Bëni gjumë mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund të jetë një faktor i madh që kontribuon në depresion dhe rikthim në depresion. Nëse vuani nga pagjumësia, ose nuk mund të qëndroni në gjumë këshillohuni me mjekun.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top