Kjo është një pashmangshmëri që çdo prind duhet të përjetojë. Një rit “të zhvarritjes në supermarket”. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, psikologia Orjola Pampuri ju tregon sesi duhet të silleni në të tilla situata.
“Në atë moment një prind ndjen frikën se mos paragjykohet dhe frikën se çfarë thonë të tjerët rreth e rrotull tij. Në fakt në qoftë se nuk do ta ndjejë këtë atëherë aty do të nisë komunikimi i tij me fëmijën. Në qoftë se e ndjen këtë, për të parandaluar diçka të tillë në mënyrë të shpejtë, rruga më e shpejtë është të vedosë autoritetin, duke përdorur një shuplakë vitheve ose duarve. Kjo është mënyra më e gabuar! Duhet të dimë që ekzistojmë vetëm ne dhe fëmija jonë, marrëdhënia jonë me fëmijën është vetëm e jona dhe nuk i përket askujt. Nëse mendojmë kështu atëherë do të fillojmë të komunikojmë edhe pse fëmija është “paksa i acaruar“ në atë moment, sepse kërkon. Fëmijët gjithnjë kërkojnë, madje edhe pse ne ua plotësojmë shumë, ato përsëri kërkojnë më shumë. Por duhet t’u argumentojmë duhet t’i bindim dhe pse ata po qajnë dhe pse ne jemi të mërzitur, të tensionuar. Por, të gjithë mërzitjen dhe tensionin nuk na e sjell situata që ka fëmija, por ajo se çka po mendojnë të tjerët. E theksoj, nëse ne nuk shikojmë se çfarë të tjerët do të thonë në atë moment atëherë do të fillojë komunikimi ynë me fëmijën. Do të fillojmë ta qetësojmë, do ta marrim në krahë, do të dalim, le të qajë… Nëse kemi vendosur të mos ja blejmë do t’ja argumentojmë që nuk mund ta blejmë dhe më pas t;ja argumentojmë pse nuk e blemë” këshillon psikologia, duke nënvizuar se me dhunë nuk zgjidhim gjë, përkundrazi ndikojmë edhe më shumë nëë agrsivitetin e fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.