Këshilla & Arsye

May 28, 2017 | 17:02

Si të silleni me fëmijën kur është i mërzitur

Angry mother scolding daughter clutchin teddy bear in living room

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Mërzia është një ndjesi tinzare që e lë njeriun në udhëkryq gati pa e kuptuar. Kur mërzia e pushton njeriun, ajo bashkohet me dhimbjen, dyshimin dhe impotencën duke krijuar një “aliazh” që gjymton heshturazi personalitetin dhe ushqen tendencën antisociale. Mërzia si çdo ndjesi, fillon dhe zhvillohet në fëmijëri, nëpërmjet sjelljes dhe reagimeve të të rriturit me fëmijën, por sidomos me të rritur të tjerë, etika e komunikimit që ai apo ata, përdorin ndërmjet tyre. Kështu, të rriturit duhet të jenë të vëmëndëshëm ndaj kësaj dukurie, për ta evituar sa më shumë të jetë e mundur. Një nga detyrat bazë të edukimit, është të gjejë “mjetet” për të evituar mërzinë që të mos bëhet sjellje. Fëmija kur mërzitet bëhet i grindur, qan apo bën veprime që i rrituri mund të nervozohet. I rrituri nuk duhet të sillet me fëmijën duke e etiketuar apo kërcënuar, por duke i dhënë të drejtë për mërzinë që ndjen. Mërzia mund të jetë shkaktuar nga një dëshirë e paplotësuar apo nga njw ndodhi qw nuk di ta thotw. Prandaj i rrituri duhet tw jetw i kujdesshwm. Të qetësosh fëmijën nga mërzia, nuk do të thotë që ti plotësohet dëshira nga frika se po mërzitet, kjo do të ishte e dëmshme. Fëmija duhet të asistohet, të mos lihet vetëm dhe ti flitet me qetësi. Reagimi i të rriturit nëpërmjet etikës, pra durimit dhe tolerancës dhe jo kërcënimit dhe dhunës, ndihmon fëmijën edhe për tu qetësuar edhe si model për të ardhmen. Kur fëmija qetësohet, është mirë që të bëhet një bisedë ku të flitet se gjërat nuk plotësohen me të qara apo me mërzi, gjithashtu duhet ti vihet në dukje që u tregua i zoti sepse e përfundoi më shpejt apo nuk qau apo nuk grisi apo prishi lodra. Gjithmonë duhet gjetur një veprim i mirë për tu vënë në dukje. Është shumë e rëndësishme për fëmijën që i rrituri i vë në dukje një arritje dhe nuk i vë në dukje vetëm të meta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top