Këshilla & Arsye

June 26, 2017 | 15:16

Si të silleni nëse e urreni drejtuesin tuaj?

Udhëheqësit janë në një presion të madh për të arritur suksesin dhe për të krijuar ekipe të mira punë duke analizuar me kujdes punën e tyre dhe duke u dhënë atyre mirënjohje për rezultatet e arritura.

Më poshtë do të gjeni katër mënyra se si të bashkëpunoni me një drejtues të urryeshëm…

1

 

1.Pranoni faktin se pavarësisht se sa ju ankoheni, ai me shumë mundësi nuk ka për të ndryshuar. Hapi i parë është që ju të ndryshoni mentalitetin tuaj dhe të pranoni se ju mund të ndryshoni vetëm veten dhe jo drejtuesin tuaj. Shpesh instinkti ynë në jetë është të ankohemi për të tjerët, që ata duhet të ndryshojnë. Por e vërteta është që ne mund të ndryshojmë vetëm veten. Në momentin që ju pranoni këtë gjë në mendjen tuaj, jeni vetëm një hap larg suksesit.

2.Përpiquni që të kuptoni në vend që të gjykoni. Për pak çaste vëreni veten në vendin e tij. Askush nuk vjen në punë dhe mendon: “Sot, unë do të jem një drejtues i tmerrshëm dhe i urryeshëm”. Pjesa më e madhe prej nesh përpiqen të bëjnë më të mirën çdo ditë. Kështu përpiquni t’i jepni atij përfitimin e dyshimit se ai po bën më të mirën. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë të bëheni më të kuptueshëm, por është një mënyrë më e mirë për të vepruar në jetë. Ndjeshmëria fiton gjithnjë mbi gjykimin.

3.Përpiquni të kuptoni se për çfarë ka nevojë për të reduktuar disi tensionin. Dëgjojeni shefin tuaj nga një perspektivë e re, në mënyrë që ju vërtet të kuptoni atë se çfarë kërkon. Nëse nuk është i qartë bëni pyetje. Në këtë mënyrë ju mund t’i paraprini kërkesave të tij dhe t’ia paraqisni punën e kryer para se ai t’jua kërkojë.
Çdo drejtuesi në botë i pëlqen një punonjës që mund t’i përgjigjet pyetjes përpara se t’i bëhet: në këtë mënyrë ju jo vetëm zvogëloni fërkimet mes jush por në njëfarë mënyre merrni edhe vlerësimin nga ana e tij.

4.Menaxhoni në mënyrë strategjike. Përgjigjuni drejtuesit tuaj në mënyra të ndryshme deri sa të gjeni atë që funksionon. Synimi është që jo vetëm ta bëni atë të ndihet i kënaqur, por që ju të jeni më produktivë dhe të bëni një punë të mirë. Në fund të fundit, ju paguheni për të arritur rezultate. Dhe nëse jeni ambicioz dhe dëshironi që të ecni përpara në karrierën tuaj, kjo do të thotë që ta bëni drejtuesin të mendojë se ju jeni i zotë.

Por një drejtues i urryeshëm mund të jetë një dhuratë…

Përgjatë jetës në punë, ju do të ndesheni me njerëz të vështirë në të gjithë nivelet: drejtuesit, kolegët, vartësit dhe klientët. Qëllimi juaj duhet të jetë gjithnjë i njëjti: të gjeni mënyra për të menaxhuar komunikimin me ta. Dhe e vërteta është se një drejtues i keq, një trajner apo mësues i keq mund të jetë shpesh një përvojë e mirë për të mësuar.

Drejtuesit e këqij shpesh ju çojnë jashtë zonës së komfortit dhe ju nxjerrin në pah të metat. Por në fund të fundit, një drejtues i keq mund t’ju mësojë se cilat sjellje duhet të shmangni kur ju një ditë të bëheni vetë i tillë.

Jeta nuk është e drejtë. Nuk supozohet që të jetë. Dhe asnjë drejtues nuk do që punonjësit e tij ta urrejnë. Detyra juaj është që të arrini suksesin, pavarësisht rrethanave.

*Liz Bentley

Liz Bentley është themeluese e Liz Bentley Associates, një firmë këshilluese e specializuar në programet e zhvillimit të leadership-it për individë dhe kompani./Monitor

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top