Këshilla & Arsye

March 20, 2017 | 19:30

Si të vendosni autoritetin tek fëmija

Ju jeni modeli për fëmijën tuaj. Mënyra si ju silleni ndikon në sjelljen e fëmijës suaj.

Orjola Pampuri Psikologe

Orjola Pampuri
Psikologe

Thelbi i autoritetit është modeli që ai jep. Një prind nuk mund të vendosë autoritet duke i thënë diçka tjetër dhe duke bërë vetë diçka tjetër. Ky është thelbi i autoritetit, pra modeli. Modeli i heshtur, apo modeli i komunikuar ndaj fëmijës. Nëse një prind i ofron fëmijës një model komunikimi, një model qetësie në shtëpi, një atmosferë të qetë familjare, aty ku gjithçka argumentohet, komunikohet dhe nuk ushtrohet dhunë psikologjike, nuk ka imponim, të gjitha këto përbëjnë thelbin dhe fëmija arrin ta kuptojë dhe nuk kërkon asgjë jashtë këtij caku. Nëse shikon diçka tjetër në familje dhe prindi i kërkon atë që duhet të jetë, të cilën nuk është në gjendje ta zbatojë vetë këtu ka një konfuzion mes të cilit është fëmija dhe ndodh ajo që e themi shpesh: Nuk di sesi të sillem me fëmijën tim! Gjithçka fillon nga vetë ne”, tha psikologia Orjola Pampuri e ftuar në emisionin e pasdites në Klan.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top