Gjumi jo i mirë mund të ndikojë në imunitetin e fëmijëve, presionin e gjakut, performancën shkollore dhe më shumë. Ja se si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të pushojnë maksimalisht.
Kalimi nga pushimet në shkollë duhet të bëhet gradualisht. Fëmijët shkojnë në shtrat vonë dhe zgjohen vonë? Dy deri në tre javë para ditës së parë të shkollës, lëvizni kohën e gjumit për një orë e gjysmë (nëse kanë shkuar në shtrat në orën 10, bëjini me dije që të shkojnë në shtrat në orën 9:30) dhe të zgjohen 30 minuta më herët. Çdo tre ditë, lëvizni kohën e gjumit dhe zgjimit me një orë e gjysmë derisa të keni arritur objektivin tuaj.
Mos lejoni telefona ose tableta në dhomën e gjumit, gjatë natës. Fëmijët me pajisje të tilla në dhomën e tyre kanë më pak gjumë dhe përjetojnë më shumë përgjumje gjatë ditës sesa ata që flenë në një zonë pa teknologji, sipas një studimi të fundit të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley.
Mbani dhoma gjumi të freskëta. Nëse dhomat e tyre janë të nxehta ata do të kenë shumë vapë, trupat e tyre nuk do të jenë rehat, gjë që do të ndikonte me cilësinë e gjumit të tyre.
Lani çarçafët me një detergjent me aromë lavande. Disa studime thonë se aroma ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Gjithashtu është zbuluar se njerëzit të cilët e nuhatin lavandrën para se të flenë, kanë gjumë më të thellë dhe më shumë energji në mëngjes.
Përgatitja një orë para gjumit. 60 minutat e fundit para shtratit, ndizni dritat dhe vendosni muzikë të qetë për të sinjalizuar se është koha për të fjetur. (Asnjë televizion ose pajisje elektronike.)
Mbani nën kontroll gërhitjen. Nëse ndodh rregullisht dhe duket se nuk ka lidhje me ftohjet ose alergjitë, bisedoni me pediatrin. Gërhitja mund të jetë një shenjë apneje e gjumit, një gjendje në të cilën fryma ndalon dhe fillon gjatë gjumit. Kjo mund të ndikojë në performancën në shkollë të fëmijëve duke përkeqësuar kujtesën dhe përqendrimin e tyre. Studimet tregojnë se, fëmijët që gërhijnë mund të kenë më shumë gjasa të kërkojnë shërbime të edukimit special.
A e dini? Fëmijët e moshës 6-13 vjeç kanë nevojë për nëntë deri në 11 orë gjumë, ndërsa adoleshentët kanë nevojë për tetë deri në 10 orë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.allyou.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.