Këshilla & Arsye

July 17, 2016 | 8:33

Si të zgjedhim vendin ideal për pushime ?

Të zgjedhësh një destinacion për pushimet verore mund të rezultojë zhgënjyese. Ja disa nga këshillat që e bëjnë zgjedhjen shumë më të lehtë e të kënaqshme. Kudo që keni dëshirë të udhëtoni, këto këshilla do t’ju ndihmojnë të identifikoni destinacionin e përsosur për pushimet që ëndërroni.

1.Caktoni një datë të saktë. Data që ju zgjidhni mund të ketë një influencë shumë të madhe mbi destinacionin që ju leverdis në atë moment.

2.Përpiloni një listë me të gjitha destinacionet që do të kishit dëshirë t’i vizitonit. Mendoj se është më mirë të qetësoheni dhe të mendoni të gjitha vendet që keni dëshirë t’i vizitoni. Shumica e njerëzve kanë disa vende të preferuara dhe është e këshillueshme t’i shkruani në një fletë të gjitha për të mos lënë ndonjë jashtë vëmendjes, por që do të ishte ndoshta zgjidhja më e mirë.

3.Kërkoni në internet për destinacionet e preferuara. Ndërsa online gjithashtu shikoni për informacione të azhornuara për zonën që keni ndërmend të vizitoni. Në përgjithësi ka shumë gjëra për të parë në destinacionin ku ju doni të udhëtoni dhe ju do t’i gjeni ato vetëm duke marrë informacione paraprake në internet. Gjithashtu nxirrni informacione për restorantet vendase për të kuptuar nëse ato u korrespondojnë shijeve tuaja.

4.Lexoni përshtypjet e agjencive turistike dhe të vizitorëve për secilin destinacion. Kërkoni në internet sidomos kritikat për vendet ku keni në plan të kaloni pushimet. Mund të zbuloni se vendi që keni zgjedhur nuk ka asgjë interesante për të ofruar në kundërshtim me ato që marketojnë disa website. Është më mirë të dish në kohë se çfarë ju pret për të mos shpenzuar kot paratë për një pushim të padëshiruar. Gjithmonë verifikojini komentet për udhëtimin dhe mos u besoni përrallave, të cilat janë shpërndarë qëllimisht për t’ju bërë të shkoni andej dhe të shpenzoni paratë tuaja.

5.Kontaktoni me Dhomën e Tregtisë. Bëjeni këtë për çdo destinacion që zgjidhni. Dhoma e Tregtisë do t’ju dërgojë disa fletushka me informacione të nevojshme për restorante, lokale, pika turistike për t’u vizituar etj.

6.Pyetni familjen ose miqtë, të cilët i kanë parë këto destinacione për pushime. Njësoj si në rastin e udhërrëfyesve për udhëtim, anëtarë të familjes ose miq mund t’ju tregojnë të vërtetën për sa i përket destinacionit ku planifikoni të kaloni pushimet. Ata do t’ju rekomandojnë edhe restorante ose vende interesante për t’u vizituar.

7.Merrni informacione se çfarë mund të bëni në atë vend. Kërkoni në internet faqe që ofrojnë informacione të ndryshme rreth këtij vendi. Shumicën e kohës ata do t’ju dërgojnë informacione të dobishme.

8.Hapni një folder. Pasi keni marrë informacionin e plotë nga burime të ndryshme, hapni një dosje për secilin nga destinacionet që mund të ketë interes për ju. Në secilin prej tyre do vini komente, të cilat i keni gjetur për këtë udhëtim, përshtypjet e miqve ose familjarëve, informacione të ofruara nga Dhoma e Tregtisë dhe çdo gjë tjetër që mund të gjeni online për t’ju ndihmuar të krijoni një ide sa më të qartë.

9.Analizoni çdo destinacion që mendoni se mund të jetë zgjedhja e duhur. Lexoni me vëmendje secilin nga folderat që krijuat dhe vlerësoni materialin e mbledhur. Cili vend ka më shumë gjëra tërheqëse? Cili vend ju duket më interesant? A do të jeni në gjendje të realizoni diçka që e keni planifikuar? Kujtohuni se duhet edhe të qetësoheni paksa gjatë kësaj periudhe. Nëse zgjidhni një destinacion që ka aq shumë gjëra për t’ju ofruar dhe nuk do t’ju mbetet kohë për të pushuar, kur të ktheheni në shtëpi do të keni nevojë për një pushim tjetër.

10.Verifikoni çmimet e hoteleve. Pothuajse keni vendosur ku do t’i kaloni pushimet. Tani është momenti të analizoni çmimet e hoteleve. Sa shumë do të doja të mos e thosha këtë, por ndodh që të zbulosh se vendi i zgjedhur organizon në atë periudhë një eveniment të veçantë dhe çmimet e hoteleve do të jenë shumë më të larta se zakonisht. Kur kjo ndodh, keni vetëm dy mundësi: të ndryshoni datën e nisjes ose të zgjidhni një destinacion tjetër. Shpresojmë që këto “sekrete” do t’ju ndihmojnë të zgjidhni një destinacion të mrekullueshëm për pushimet tuaja dhe t’ia kaloni sa më bukur andej.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top