Lajm i mirë është se fleksibiliteti mendor është një aftësi që mund të zhvillohet.
Fokusohuni në emocionet tuaja
Nësendjeheni jo rehat me atë që thoni, është e mundshme që ngurtësia e mendimit fsheh një rezistencë pa ndjenja. Pyesni veten nga se jeni të frikësuar? Nëse ju përgjigjeni sinqerisht filloni të kuptoni disa gjëra.
Ushqe dëshirën për t’u rritur
Kurioziteti është një nga mjetet më të ne kemi në dispozicion për t’u rritur. Pyesni për “pse-në” e gjërave. Kur të filloni të merrni përgjigjie do të zbuloni një botë të re, shumë më të madhe se ajo që njihnit.
Zhvilloni ndjeshmërinë
Në disa raste, është e mundshme që ju të mos bini dakord me idetë, mënyrat e të menduarit dhe qëndrimet e të tjerëve. Por në vend që t’i refuzoni të krejtësisht ato, përpiquni të vendosni veten në vendin e të tjerëve për të kuptuar se si kanë lindur këto ide.
Prano gabimet
Të kesh fleksibilitet të mirë mendor do të thotë të mos frikësohesh nga gabimet. Përgatituni për të arritur mundësi të reja, edhe nëse kjo do të thotë se mund të bëni gabime. Jeta është një mësim i vazhdueshëm, ku çdo gabim nuk është një hap prapa, por një hap përpara në evolucionin tonë, sepse kjo ju mundëson heqjen qafe të modeleve të vjetra.
Mos kërkoni të vërtetën absolute
Parakushti më i rëndësishëm për të shpëtuar nga ngurtësia mendore nuk është kërkimi i së vërtetës absolute, thjesht sepse ajo nuk ekziston. Nuk duhet të kapemi vetëm pas një mënyre të të parit të gjarave, duhet të jeni gjithmonë mendjehapur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.