“Termostati emocional”. Kështu e cilëson psikologu James Oliver, raportin midis të qenit fëmija i parë, i dytë apo kështu me radhë, parimesh e ndjesish, të cilat kur vihen në lëvizje, marrin forma të ndryshme shprehish. Sipas tij, duke qenë fëmija i parë, konsideruar mes vëllezërish dhe motrash si më të mëdhenjtë dhe më të fortë, kjo na bën të ndihemi edhe më të vetësigurt. Megjithatë, në varësi të nivelit të suksesit të motrave apo vëllezërve tanë më të vegjël, për të rrokur vëmendje, mund të bëhemi hakmarrës ndaj kalimit në plan të dytë, pas ndjenjës së vetëbesimit që bëjmë sikur e kemi, dhe ka mundësi të ekzistojë një frikë thelbësore.
Në këtë paragraf të shkëputur nga “Si të përmirësojmë shëndetin emocional”, (botimet Pegi), me autor psikologun me përvojë, Oliver James, ka disa praktika që ju mund t’i vini në zbatim për të ndihmuar veten të dilni nga ato situata që mund të krijojnë pakënaqësi në marrëdhëniet tuaja emocionale. Natyrisht jo vetëm familjare, por edhe më gjerë se kaq. Ja një ushtrim që sipas Oliver do t’ju shërbejë për të përmirësuar shëndetin tuaj emocional.
Ti mund të vendosësh të vazhdosh të jetosh sipas mënyrave të tua të njohura, duke përsëritur pafundësisht të kaluarën, duke besuar që je i pandryshueshëm, duke u rikthyer vazhdimisht (i shtyrë nga të tjerët) në skutën tënde, ose mund ta sfidosh gjendjen tënde të përhershme dhe gjenet e tua nuk do të bëjnë pothuajse asgjë për të të penguar. Me historinë tënde të fëmijërisë, me miqtë, familjen dhe shoqërinë do të përballesh vazhdimisht, por hapi i parë më i rëndësishëm në drejtim të shëndetit emocional është bindja se, nëpërmjet aftësisë për të kuptuar veten, mund ta zhvendosësh të kaluarën në të tashmen dhe të fillosh të jetosh.
USHTRIM
Shkruaj një listë të cilësive me të cilat të përshkruajnë të tjerët. Më pas fillo t’i sfidosh ato. Për shembull: para takimit familjar të radhës, shkruaj pritshmëritë që secili prej prindërve, vëllezërve apo motrave kanë për ty. Ti mund të shihesh si më i zgjuari, dominuesi ose i ndrojturi, djali qullac ose mashkulli i fortë, tipi aktiv ose ai pasiv. Në vend që t’u përshtatesh këtyre stereotipave, përpiqu që qëllimisht të sillesh në një mënyrë të kundërt me atë që ata presin. Tek e fundit, ky ushtrim mund të jetë argëtues, por mund të zhvillojë aftësinë për të vlerësuar disa mënyra sjelljeje që janë kthyer në rutinë dhe ndikojnë negativisht në shëndetin tënd emocional.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.