1. Prindër, duhet të kuptoni se fëmijët janë pjesë e juaja, por vendimet e tyre nuk ju përkasin. Ne i sjellim në jetë fëmijët për të përmbushur nevojat e dëshirat tona; më pas gjithçka punohet rreth marrëdhënies së ndërsjellë, duke ndikuar pozitivisht, pa shtrembëruar perceptimet e ndjesitë.
2.Përpiquni ta miratoni dëshirën e fëmijës së rritur, duke besuar tek ai. Edhe nëse kuptoni se nuk është ende gati, detyra juaj është të mos ia hiqni mundësitë për t’u përballur me përgjegjësitë që duhet të ketë.
3.Prindërit që janë mosbesues, të ashpër apo shumë protektivë ndaj fëmijëve duhet të ndryshojnë sjellje. Jini më shumë empatikë ndaj nevojave e dëshirave të tyre. Duhet të shfaqni pozitivitet, mos jini në ankth dhe ofroni mbështetjen tuaj pa kushte.
4.Jepni përvojën tuaj, tregojini për dëshirat që keni pasur. Kështu do ta keni më të lehtë të pranoni këtë dëshirë që ata kanë, që të sfidojnë veten dhe atë që dinë.
5.Inkurajojeni fëmijën të shkëputet nga familja që të përballet me jetën, të njohë realitetin me vështirësitë që ka, të ballafaqohet me frikën e së panjohurës dhe të mësojë të guxojë për të ecur përpara.
6.Lëreni të kuptojë vetë se ku ka gabuar, në ka marrë vendime të nxituara, në u ka munguar diçka. Ajo që ju mund të bëni është ta prisni krahëhapur, pa e qortuar, pa ndjenja faji, por me dashuri e mall.
7.Në moshën e largimit nga shtëpia, fëmija mund të kuptojë më shumë nga sa mendojnë prindërit. Por, prindër duhet të kuptoni se ata ju njohin mirë, e dinë se si i përballoni situatat, si i zgjidhni problemet, ndaj dhe kur të ketë problemet e veta, në çfarëdo aspekti, dhe do të dojë t’ia dalë vetë mbanë pa ju përfshirë, duhet ta respektoni këtë dëshirë e vendim.
8.Psikologët me të drejtë janë pro e ecurisë së pavarësisë së fëmijës, qoftë kjo edhe larg shtëpisë, pasi nxit forcën inkurajuese, përballuese e menaxhuese, dhe për t’u bindur edhe më tepër për këtë fakt, ju këshilloj të merrni konsulta te një psikolog, për të zgjidhur konfliktin që mund të keni me fëmijën tuaj, i cili dëshiron të largohet nga shtëpia. Do të mësoni se si mund të përballoni ndarjen, se si të jeni më tolerantë ndaj nevojave që ka fëmija juaj, se si të reflektoni pozitivisht, të menanxhoni dhe të përgatiteni për ndryshimet që mund të ndodhin. Kjo do të përmirësojë marrëdhënien tuaj.
9.Qëndrojini pranë fëmijës, ndani me të skepticizmin dhe pasiguritë. Kështu do të arrini të merrni dhe mësoni shumë më tepër nga fëmija juaj. Mos vini barrierra që nuk stimulojnë mundësi pozitive, por gjeni opsione për të vepruar drejt. Nëse nuk ju bind aftësia përballuese e fëmijës suaj, flisni hapur me të, vini prioritete që edhe ai të kuptojë se nuk është gati për të ndërmarrë një hap të tillë. Mendimet tuaja përherë do të jenë në kundërshtim me atë të fëmijës suaj, por ajo që ju takon ju si prindër është të jeni aty për të, në cilëndo rrethanë të jetës së tij. Nuk do të ketë kurrë braktisje, nëse dhe ju nuk e keni bërë ndonjëherë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.