Këshilla & Arsye

April 1, 2017 | 9:03

Si t’i dalloni menjëherë njerëzit e këqinj

Jo të gjithë njerëzit janë të mirë dhe ju duan të mirën. Ndaj bëni kujdes me kë shoqëroheni. Ja disa këshilla dhe karakteristikat se si t’i ‘zbuloni’ ata…

stop

Këshilla

Në jetën e përditshme shpesh nuk mund ta kuptojmë se kush na gënjen apo lëndon. Ata që thonë gënjeshtra dhe shpifje mund të ndikojnë për t’i ulur reputacionin dikujt apo të shtiren. Për fat të keq, njerëz të tillë ekzistojnë.

Janë disa shenja që tregojnë se keni të bëni me njerëz me zemërligj. Njerëzit me zemër të keqe janë profesionistë për të krijuar kaos dhe grindje:

• Ndryshojnë faktet;

• Mashtrojnë;

• Gënjejnë;

• Shmangin marrjen e përgjegjësive;

• Mohojnë të vërtetën;

• Mbajnë informacionet për vete

 

Jeta e tyre është iluzion, dhe për ta ushqim i shpirtit janë vuajtjet e njerëzve të tjerë. Njerëzit me zemër të keqe shpesh luajnë me simpatitë e njerëzve shpirtmirë me qëllim mashtrimin.

• Kërkojnë dhembshuri, por ata vetë nuk ofrojnë.

• Kërkojnë ngrohtësi, falje dhe intimitet nga personat me të cilët kanë gabuar pa kurrfarë empatie ndaj dhimbjes që i kanë shkaktuar. Pa qëllim të vërtetë përpiqen të përmirësojnë atë që kanë bërë apo përpiqen të kthejnë besimin e humbur.

• Nuk kanë ndërgjegjje dhe nuk dinë çfarë është keqardhja. Madje as që kanë ndërmend të përpiqen të luftojnë kundër ligësisë së tyre, (në fakt, kënaqen me të) dhe gjithnjë nën maskën e një karakteri ‘fisnik’.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top