Këshilla & Arsye

November 8, 2016 | 7:51

Si t’i motivoni fëmijët?

1
Fëmijëria e hershme

Disa përpjekje janë spontane, sidomos në rastet kur fëmija përpiqet të imitojë të tjerët. Në disa fusha specifike ai ka nevojë për stimulim: të kopsitë vetë pantallonat, të mësojë të lidhë këpucët, të përsërisë një fjalë të vështirë, të ndërtojë një figurë me puzzle etj. Ajo që e motivon fëmijën në këtë moshë, është që të shohë të kënaqur prindërit dhe të marrë miratimin prej tyre. Sigurisht, fëmija ka nevojë të fitojë autonominë e vet dhe të tregojë se çfarë di të bëjë.

 

FËMIJËRIA

Fëmija në këtë stad vazhdon të ketë dëshirë që t’u pëlqejë prindërve, por përveç tyre shtohen edhe mësuesi, shokët, fëmijët më të mëdhenj etj. Fëmija është i gatshëm për të bërë përpjekje, por ai ende nuk di ta zotërojë mirë kohën. Fëmija në këtë stad ka akoma nevojë t’i kujtosh se është koha për t’u përqendruar për të bërë detyrat e shtëpisë, për të fjetur, për të bërë dush etj.

 

ADOLESHENCA

Në këtë stad, miratimi që adoleshenti ka nevojë të marrë nga shokët është më i madh sesa miratimi i prindërve. “Të mos bërit asgjë”, ndoshta është një mënyrë për të kërkuar kohën dhe hapësirën e tyre. Adoleshenti ka nevojë qoftë edhe për t’i kujtuar se pse janë të rëndësishëm objektivat për të dhe se çfarë humbet nëse nuk përpiqet t’i zbatojë ato duke punuar pa u lodhur. Që të largoni stresin e fëmijëve, përfshini nocionin e kënaqësisë: “Do të shohësh televizor nëse ke mbaruar detyrat e shtëpisë”. Fëmija është gjithmonë i motivuar, nëse ai e percepton vlerën e ushtrimit të kërkuar nga ju.

Si psh: Të mësosh t’i duash librat. Të lexosh libra, sepse në këtë mënyrë i jep mundësinë vetes të zhytesh në një histori të bukur. Edhe në fushën e sporteve dhe lojërave të kohës së lirë është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje shijeve të fëmijës. Që të ushtrosh një sport duhet të jesh i motivuar, të provosh dëshirë për objektivin e propozuar. Fëmijët pajtohen me dëshirën për përpjekje për t’u vetëndier më të rritur dhe më të pavarur. Për këtë është e nevojshme mbështetja, inkurajimi dhe përgëzimi i të rriturve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top