A do të sëmurem? Do sëmuren mësuesit e mi? Si do të funksionojnë klasat ndryshe? Për shumë fëmijë, fillimi i mësimit këtë vit do të jetë shumë ndryshe, me shumë pyetje në mendje dhe padyshim i vështirë për shkak të pandemisë.
“Fëmijët janë të shqetësuar nëse do të sëmuren dhe nëse nuk do të jenë në gjendje të shohin gjyshërit e tyre pasi të fillojnë shkollën.” thotë Muniya Khanna, psikologe në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.
Fëmijët mund të jenë në ankth për të mos harruar maskën ose për të ndjekur rregullat e distancimit social. Shumë psikologë kanë folur për mënyrat sesi mund të lehtësojmë ankthin e fëmijëve për kthimin në shkollë.
Këtu janë këshillat e tyre:
Qëndroni të qetë dhe dëgjoni
Së pari, prindërit duhet të përballen me ankthet e tyre, thotë Khanna.
Është veçanërisht e rëndësishme që prindërit e fëmijëve të vegjël të “demonstrojnë një ndjenjë të qetësisë dhe besimit, duke treguar se bota është në rregull, ne jemi në rregull, edhe nëse nuk është kjo ajo që shohim përreth,” thotë ajo.
Ndjesitë janë ngjitëse dhe një prind i qetë ka më shumë të ngjarë të përkthehet në një fëmijë të qetë, vëren ajo.
Khanna gjithashtu këshillon prindërit të dëgjojnë nga afër frikën e fëmijëve të tyre. “Qëndroni sa më afër të jetë e mundur. Filloni aty ku shqetësimet e tyre janë, në krahasim me shqetësimet tuaja,”thotë ajo.
Pastaj pauzë! Khanna e quan atë “rregulli 10 sekondash” i cili është një moment që i bën pyetje fëmijës para se të “hidhesh për të korrigjuar ose qetësuar”, thotë ajo.
Do të merrni më shumë informacion në këtë mënyrë dhe do t’u jepni fëmijëve mundësinë për të zgjidhur problemet si, çfarë të bëni nëse një mik afrohet shumë.
“Kështu e vë kontrollin në duart e tyre dhe kështu ata do të ndjehen të përfshirë dhe do të mundohen ta zgjidhin vetë këtë problem.”thotë Khanna.
Ndihmoni fëmijët të përqendrohen në atë që mund të kontrollojnë.
Khanna këshillon prindërit që të fillojnë që në shtëpi të praktikojnë sjelljet e reja siç janë vendosja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social.
Nëse fëmijët janë të shqetësuar se sëmuren ose të dashurit e tyre sëmuren, nënvizoni se “njerëzit janë të sigurt në familje”, thotë Anne Marie Albano, pedagoge e psikologjisë mjekësore në Universitetin e Kolumbisë.
Kur bëhet fjalë për zhgënjimet që fëmijët do të kenë si një sezon bejsbolli i anuluar ose anullimi i festës për Halloween, Albano sugjeron që prindërit së pari të mbështesin ndjenjat e fëmijëve të tyre.
“Po, kjo do të jetë një periudhë e keqe” dhe pastaj ndihmojini ata të gjejnë mënyra për t’u përshtatur. Për një lojë bejsbolli të anuluar, për shembull, “cilat janë disa mënyra për të bashkuar ekipin” në mënyrë të sigurt, thotë ajo.
Zbatimi i rutinave të mira
Tani është koha për t’u rikthyer në një orar të rregullt të gjumit, thotë Jill Ehrenreich-May, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Miami-t.
Të shkojnë të flenë vonë dhe të mos kenë bërë mjaftueshëm gjumë ka qenë e lidhur me ankthin tek fëmijët. Ushqimi i mirë dhe aktiviteti i rregullt fizik janë gjithashtu thelbësore, thotë ajo.
Praktika
Ky vit shkollor ka të ngjarë të përcjellë kaq shumë pasiguri te fëmijët. Prandaj, merrni kohë për t’u përgatitur sa më shumë që të keni mundësi, thotë Ehrenreich May. Ajo sugjeron të çoni fëmijën tuaj dhe një shok ose shoqe në një mjedis të ngjashëm me shkollën, të tilla si biblioteka ku “ju do të vishni maskën tuaj dhe mbase të uleni dhe të lexoni një libër ose të përdorni kompjuterin dhe të lani duart më pas,” thotë ajo.
“Fëmijët do të duhet të mësojnë të jenë pranë njëri-tjetrit duke mbajtur një distancë të sigurt.”
Ehrenreich May thotë se ekspozimi i vetes ndaj gjërave nga të cilat keni frikë është një komponent i terapisë kognitive të sjelljes, trajtimi më i mirë i bazuar në prova për çrregullimet e ankthit.
Susan White, pedagoge e psikologjisë në Universitetin e Alabamas, inkurajon prindërit që të mbledhin fëmijët në grupe të vogla, në mënyrë që fëmijët të praktikojnë vendosjen e maskave dhe të ruajnë distancën ndërsa prindërit janë atje për të dhënë drejtim dhe për t’ju kujtuar rregullat.
“Ajo që i frikëson më shumë prindërit është se ata do të kthehen në shkollë edhe nuk do të jeni në gjendje t’i stërvisin apo t’ju kujtojnë rregullat” thotë White.
Ajo gjithashtu sugjeron që fëmijët të praktikojnë “avokim dhe mbrojtje” duke imagjinuar situata sociale të epokës pandemike që mund të lindin si “çfarë thoni nëse dikush heq maskën e tij?”
Christopher A. Kearney, kryetari i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Nevadas, Las Vegas, këshillon prindërit që fëmijët e tyre të fillojnë të praktikojnë rutinën e mëngjesit të paktën një javë para fillimit të shkollës.
Zgjojeni në orar, visheni dhe vendosini maskën dhe dezifektantin në çante dhe nëse është e mundur, çojeni në shkollë dhe tregojini klasën. “Shumë klasa mësimore do të duken ndryshe dhe do të ndjehen ndryshe dhe është mirë të pregatiten fëmijët për këtë”, thotë Kearney.
Psikologët janë veçanërisht të shqetësuar për mënyrën sesi fëmijët që tashmë kanë luftuar me ankthin gjatë mësimit online ose kanë pasur vështirësi në krijimin e miqësive të reja dhe mbajtjen e miqve, do të reagojnë në fillimin e vitit të ri shkollor.
Ka fëmijë që mund të jenë mësuar me mësimin online dhe tani mund ta shohin shumë të vështirë kthimin në shkollë. Praktika është veçanërisht e rëndësishme për këta fëmijë.
Përgatituni që gjërat do të ndryshojnë
Tashmë, disa shkolla që kanë filluar vitin shkollor, i janë rikthyer mësimit online pasi ndonjë nga nxënësit apo personeli ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Albano sugjeron që prindërit të krijojnë plane rezervë paraprakisht, si “mbjellja e luleve në oborri”, kështu që ata përgatiten nëse i rikthehen mësimit online. Po ashtu, mbani disa aktivitete virtuale, qofshin mësime muzikore online apo kurse matematikeq thotë ajo. Në këtë mënyrë, nëse shkolla fillon dhe mbyllet prap, “fëmijët nuk do të ndjehen sikur gjithçka po shkon keq dhe gjërat do të kthehen si në fillimet e pandemisë”.
Burimi / https://gazetasi.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.