Marrëdhënia me partnerin apo bashkëshortin është marrëdhënia më e rëndësishme e jetës sonë. Ose të paktën duhet të jetë. Bashkëveprimi me të zgjedhurin e jetës mund të përcaktojë lumturinë, mirëqenien, ndjenjën e sigurisë, madje edhe të vetëbesimit e vetërespektit. Kur gjërat shkojnë mirë edhe këndvështrimi për jetën në përgjithësi është pozitiv. Po kur ka trazira në marrëdhënie?! Atëherë edhe dielli mbulohet me re në sytë tanë.
Por, lindja e problemeve ndodh për shumë arsye si:
• Mungesa e komunikimit. Në qoftë se nuk ka komunikim, në të vërtetë nuk ka marrëdhënie
• Lufta për punët e brendshme. Shumica e partnerëve punojnë jashtë shtëpisë dhe shpesh më shumë se një punë. Kështu që është e rëndësishme një ndarje e drejtë e punëve të shtëpisë
• Besimi është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënieje
• Të ardhurat
• Prindërimi
Partneriteti kërkon punë të vazhdueshme dhe nëse kërkoni që t’ia dilni mbanë nuk duhet të trembeni nga kjo punë. Ju duhet të punoni në mënyrë aktive për të shpëtuar lidhjen, duhet të ecni përpara në vend që të mbani mëri. Çiftet VIP, sidomos në
Hollywood, janë të pakët e zor se i rezistojnë kohës. Mosmarrëveshjet e tyre lindin nga tradhtitë, problemet financiare, varësia nga droga, alkooli etj…
Megjithatë, marrëdhëniet janë individuale dhe “E di kapaku se çfarë ka tenxherja”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.