Një nga dhuratat më të mira që prindërit mund t’u japin fëmijëve të tyre është që të edukojnë tek ata vetëdisiplinën. Për fat të keq, shumë prindër ende besojnë se rregullat duhet të imponohen me kërcënime: fraza të tilla si “në qoftë se ju nuk bindeni ujku të ha” ose “Nëse ju vazhdoni të sillen në këtë mënyrë s’do të keni lodra”…
Kërcënimet prodhojnë të kundërtën e efektit të dëshiruar
Në qoftë se i thoni një të rrituri: “Mos mendoni për papagallin tim të gjelbër!” … ndodh që një i rritur krijon (pothuajse menjëherë) imazhin e papagallit të gjelbër në mendjen e tij dhe pastaj, pas krijimit të tij, truri reagon ndaj urdhrit dhe e fshin. Kjo aftësi për të krijuar imazhe dhe fshirjen e tyre, zhvillohet së bashku me rritjen e trurit dhe lidhjet e tij nervore. Tek fëmijët, kjo aftësi nuk është zhvilluar ende dhe për këtë arsye truri i tyre nuk mund të fshijë.
Përveç kësaj, kërcënimet e bëjnë edhe më të fortë tundimin, duke krijuar një efekt bumerang, që stimulon kuriozitetin e fëmijëve.
Si të zhvilloni vetëdisiplinën tek fëmijët?
Vetëdisiplina fillon të zhvillohet pas tre vjetësh. Disa strategji për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë vetëdisiplinën.
Përdorni terma pozitivë
Mos përdorni termat “Mos, Nuk…” Fëmijëve duhet t’ju flitet në terma pozitivë, që të kenë mundësi që të regjistrojnë një plan në trurin e tyre.
Kërkojuni atyre leje
Një shembull: “A do të më ndihmoni për ta vendosur në tryezë, të lutem?” Fëmija është natyrë bujare dhe ka tendencë që të pajtohet me çdo kërkesë, për të shprehur rëndësinë e tij si person.
Sigurohuni që ju mbani në mend qëllimin
Qëllimi nuk është që fëmija të ndjekë rreptësisht një sërë rregullash që prindërit kanë vendosur, por të jenë në gjendje të rregullojnë sjelljen e tyre, të bëjnë dallimin mes së mirës dhe të keqes. Prandaj, një rregull nuk duhet të jetë një ndalesë e thjeshtë, por duhet të kuptohet dhe të asimilohet, në mënyrë që fëmija të kuptojë se çfarë pritet prej tij.
Trego pasojat
Fakti që ju nuk duhet të përdorni kërcënime nuk do të thotë se prindërit nuk duhet të bëjnë të qarta pasojat. Në fakt, fëmijët shpesh kanë vështirësi për të kuptuar qëllimin e veprimeve të tyre, kështu që është e nevojshme që i rriturit t’ju tregojë atyre pasojat.
Bisedoni me një ton neutral
Kur sjelljes nuk i është kushtuar vëmendje nuk duhet të reagoni emocionlisht, por flisni me një ton neutral, që nuk zbulon nervozizmin apo agresionin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.