Nuk është tekë dhe as kapricio jo e jo. Tryeza e shëndetshme është ajo që plotëson zgjedhjen më të ndërgjegjshme në raport me ushqimin.
Sa më e pasur dhe cilësisht e zgjedhur, aq më shumë garanci për cilësinë e jetës. Në një nivel praktik, fiziologjik dhe emocional në tënjëjtën kohë për konsumatorët, Siel është kompani që ofron në larminë e produkteve të certifikuara evropiane, cilësinë, shërbimin, korrektësinë dhe garancinë për shportën ushqimore të familjeve tuaja.
Mësoni të bëni zgjedhjen e duhur duke nisur nga certifikata e produkteve të stampuara në ambalazh. Por jo vetëm kaq. Me produktet e përzgjedhura nga tregu evropian, .Siel. mban ekskluzivitetin e markave të njohura, duke ju ftuar të bëni zgjedhje të shëndetshme.
Nën këtë atmosferë festash, bëhuni besnikë të produkteve të .Siel.. Janë jo thjesht një alternativë, por mundësi reale për të kombinuar tryezën festive me gamën e produkteve të nevojshme.
“Siel” është themeluar në 20.09.2008 me seli në Tiranë dhe operon në tregun shqiptar me produktet e saj mjaft konkurruese dhe të kërkuara në tregun vendas. Gjatë këtyre viteve, kompania “Siel” është shquar për cilësinë e lartë të produkteve si dhe për çmimet e favorshme, duke i ofruar klientit cilësi, çmim dhe korrektësi në shërbim.
“Siel” tregton produkte të prodhuara ekskluzivisht për të nga vende të Bashkimit Europian si Italia, Café Crem Caffe në tre cilësi, Polonia kërpudhë, Sllovenia verë dhe qumësht, dhe Bosnje Herzegovina me gjithë gamën e saj të biskoterisë. Gjatë gjithë këtyre viteve aktiviteti tregtar i kompanisë ka ardhur në rritje, kjo falë cilësisë dhe standardeve të produkteve që tregton si dhe përkushtimit të stafit ndaj klientit nën moton “përkushtimi ynë kënaqësia e klientit”. Kompania ka departamentet e saj si ai i kafes ekspres, në të cilin përfshihet dhe teknika e mirëmbajtjes së pajisjeve të kafesë, e cila është e gatshme 24/7 në shërbimin e klientit dhe departamenti i produkteve ushqimore, i cili ndjek ecurinë e shitjeve dhe informacionin te klientët fundor për mënyrën e ruajtjes dhe trajtimit të produkteve ushqimore.
ADRESA: Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 2
+355 69 82 28 877
[email protected] | Siel.al | @siel.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.