Aktualitet

December 22, 2022 | 14:54

Sikur mund të shkoja në parajsë…”/Mamaja e Stephen tWitch, i emocionoi të gjithë me fjalët e ndjera për djalin e saj

Mamaja e Stephen ‘tWitch’ Boss Connie Boss Alexander ndau një mesazh prekës për djalin e saj të ndjerë në InstaStory, vetëm një javë pasi kërcimtari u gjet i vetëvrarë në moshën 40-vjeçare

 

“Oh, sikur të mund të shkoja në parajsë…” shkroi ajo krahas një fotoje të kapur gjatë një bisede në ‘FaceTime’ me Stephen.

Kjo është hera e dytë që Connie poston një homazh për djalin e saj që prej vdekjes së tij tragjike më 14 dhjetor.

Familjar dhe miq, faleminderit për gjithë dashurinë, lutjet dhe inkurajimin”, shkroi ajo në InstaStories javën e kaluar.

“Dua ta dini se unë i shoh të gjitha mesazhet, postimet dhe telefonatat. Nuk mundem të flasë dot për momentin. Ju bëj të ditur se do reagoj kur të mundem.”

Ajo e përmbylli postimin me një mesazh të veçantë për djalin e saj: “Stephen Laurel, nëna jote të do në përjetësi dhe më gjerë”

Ylli i “So You Think You Can Dance” i la pas gjithashtu tre fëmijët e tij – Weslie, 14, Maddox, 6 dhe Zaia, 3 vjeç – dhe gruan Allison Holker, e cila ishte e para që konfirmoi vdekjen e tij.

“Me gjithë zemrën time më duhet të them që bashkëshorti im Stephen na la. Sephen ndriçoi çdo dhomë ku hynte. Ai vlerësonte familjen, miqtë dhe komunitetin mbi të gjitha dhe udhëheqja me dashuri dhe dritë ishte gjithçka për të.Ai ishte shtylla e familjes sonë, bashkëshorti dhe babai më i mirë dhe një frymëzim për fansat e tij.”

 

 

 

 

/Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top